Kur Vehap Kola akuzonte Bashën se punon për Ramën dhe Sorosin

Kur Vehap Kola akuzonte Bashën se punon për Ramën dhe Sorosin

12:02, 11/11/2021
A+ Aa A-

Vehap Kola është një nga personazhet e angazhuar në mbështetje të Lulzim Bashës.

Por në mënyrë paradoksale, vetë Kola e akuzonte Lulzim Bashën se punonte për Edi Ramën. Jo vetëm kaq, por ai fliste edhe për marrëveshje me miliarderin e majtë, George Soros.

JA SHKRIMI I TIJ I PLOTE I 28 QERSHORIT 2017

Lulzim Basha e di shumë mirë se ai nuk do të fitojë më asnjë garë në PD.

Ai po bën të gjitha përpjekjet që përzënia e tij nga PD të jetë sa më e egër, me qëllim që të justifikojë kalimin me Ramën në krye të grupit të tij të deputeteve që nxjerr nga këto zgjedhje.

Basha ka një marrëveshje personale me Ramën dhe këtë marrëveshje do ta përmbushë pikërisht duke iu bashkuar Ramës si disident i PD-së.

Ky është kuptimi i marrëveshjes së fshehtë me Xhorxh Soros më 4 dhjetor 2014 në zyrën e PD-së.

Ky është kuptimi i marrëveshjes së papublikuar të 18 majit.

Ky është kuptimi që ka lista krejt personale e kandidatëve për deputetë.

Lulzim Basha do të ikë nga PD, por dëmi i tij është i pashmangshëm.

Megjithatë është koha që ai të largohet dhe PD të paguajë çmimin e gabimeve të saj e t’i kthehet ringritjes së saj si në vitin 1992.

P.S. Të mbushësh oborrin e PD-së me banditë dhe njerëz të fortë për të mbrojtur Bashën nuk ka asnjë kuptim tjetër përveçse për të provokuar demokratet ta përzënë me shkelma nga PD.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Anti-Vehapi11/11/2021 13:44

Po ca merreni me Vehap abin. Vehap abi, ky erdoganist i thekur me pikpamje bolshevike, ben mire te mbeshtetet fort pas Erdoganit se pa te as doktoraturen ne Stamboll se kishte mbaru

D11/11/2021 12:37

Kur ky tani I del ne krah ky mercenare kuptohet çfare m..i eshte mbledhur aty. Vetem bulldozeri Berishe e pasron plehin e Soros

John Doe11/11/2021 12:29

Ky Vehapi eshte per nje qofte me salce kosi aty tek Thaka ne bllok.

Niko11/11/2021 12:25

Vehap qenie kokra e legenit. Je i shitur

Trx11/11/2021 12:14

Eshte hedhur lek i madh ne treg per mbrojtjen e Bashes. Po erdhi Berisha ne krye te PD Rama i ka ditet e numeruara

Shto koment

Denonco