Lajmi i fundit

Dorëhiqet anëtarja e Gjykatës Kushtetuese

Ristani: Kuvend i pazakontë! Statuti nuk ia njeh askujt të drejtën për firmat, të dhënat ruhen

Ristani: Kuvend i pazakontë! Statuti nuk ia njeh askujt të drejtën për firmat, të dhënat ruhen

22:35, 10/11/2021
A+ Aa A-

Ish-Sekretari i Përgjithshëm i PD Arben Ristani, ka hedhur poshtë deklaratat e Gazmend Bardhit, lidhur me verifikimin e firmave për mbledhjen e kuvendit.

Në emisionin ‘Opinion’, Ristani tha se statuti nuk i njeh askujt të drejtën për verifikimin e firmave, ndërsa deklaroi se ky Kuvend nuk po mblidhet në kushte normale dhe se të dhënat e anëtarëve nuk mund të dalin sipas një vendimi të vetë PD-së, të bërë të ditur nga Jemin Gjana.

Ristani: Vetë kuvendi kur mblidhet do të bëjë edh verifikimin e mandateve. Janë të ftuar edhe pakica, edhe media të jenë prezente kur të bëhet verifikimi. Aty do të jetë tavolina që do të regjistrohen do të marrin karatat e identitetit, do të marrin beixhe në kuvend.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Balo11/11/2021 00:24

Do u mblidhkan për demokratizim,kur apriori,pa asnjë verifikim nga asnjanës shpallen shumicë dhe nuk njohin zyrtarët e partisë të tyre... Do u mblidhkan për statut ,dhe e bëjnë thërrime statutin me shpikje pijanecësh,kuvend i jashtëzakonshëm,po ku përshkruhet në statut!?Pse i jashtëzakonshëm,vdiq kryesia!??Formularët i ruaj kryetari i këshillit kombëtar!!?? Sepse Bardhi mund t'i tjetërsojë....!!!!???Kur flet shumica kryesia hedh...kur flet klasa nuk flet burokratizmi...! Kutitë e A4 të Saliut , vjen Flamuri,Klevisi dhe Albana t'ja dorëzojnë Palokës!????Mandatet do verifikohen në Kuvend!Që edhe po nuk qenë të saktë dhe p.sh. Bardhi të protestojë...ky i fundit të dalë nga kuvendi i paketuar në qese në gjendje mishi të grirë....!! Tani mbetet guri i fundit... Një dëshmi e Fatmir Mediut për Gërdecin që gropos Saliun dhe të birin! Saliu që kërkon të rrëmbejë shtetin i trembur nga pasoja...dhe merret me mend pastaj çfarë ngjet.! Në PD nuk paska asnjë politikan ,asnjë largpamës po vetëm budallenj! Atëhere t'a gëzojë jetë e mot pushtetin Rama! Thashetheme...pagon Shkëlzeni një milion dollarë që Grenell të thotë një fjalë të mirë për të atin... Ekspozon DASH një dokument për Berishën ,që i hap dyert e burgut për Shkëlzenin dhe i mbyll dyert e politikës për Richarkën! Personalisht jam i kënaqur me fundin e PD! Mashtrimit më të madh të 30 viteve të fundit!

Shto koment

Denonco