Lajmi i fundit

Dorëhiqet anëtarja e Gjykatës Kushtetuese

VIDEO - Blofi i Bardhit për firmat/ Gjana gjatë garës për kryetar të PD: Lista e anëtarësisë s'mund të publikohet

VIDEO - Blofi i Bardhit për firmat/ Gjana gjatë garës për kryetar të PD: Lista e anëtarësisë s'mund të publikohet

21:59, 10/11/2021
A+ Aa A-

Lulzim Basha nxitoi me turravrap që të nxirrte Gazment Bardhin sot në deklaratë për mediat, pas dorëzimit të 4200 firmat në selinë e PD, si një tentativë për të rrëzuar legjitimitetin e firmave. 

Në arsyetimin e tij, Bardhi pohoi se nuk mund të mbahen sekret të dhënat e anëtarëve të PD. Ai u ankua se listat e delegatëve që kishin firmosur për thirrjen e Kuvendit ishin kyçur në kasafortë.

“Partia Demokratike është një institucion, funksionon mbi bazën e Statutit të Partisë Demokratike. Ka rregullat e qarta se si mblidhen institucionet e Partisë dhe është fyerje e rëndë për çdo demokrat që të pretendohet të mbahen sekret anëtarët e Kuvendit Kombëtar nga organet statutore të Partisë Demokratike. Nuk ka fyerje dhe tallje më të madhe për demokratët që t’i thuash atyre se të dhënat e anëtarëve të Kuvendit janë sekret nga institucionet legjitime, statutore të Partisë Demokratike”, tha Bardhi.

Por për të nxjerrë blof Bardhin, mjafton një qëndrim nga Jemin Gjana, një prej njerëzve më të afërt të Lulzim Bashës, të cilin e ka përdorur si kryetar komisioni për zgjedhjet e brendshme sa herë ka humbur zgjedhjet e përgjithshme.

Gjana me gojën e Bashës në qershor të këtij viti gjatë debatit të zjarrtë për zgjedhjet për kryetar, tha se lista e anëtarësisë nuk mund t'i jepet çdokujt, pais ka të dhëna sensitive dhe përbënte shkelje ligjore.

““Këto të dhëna nuk mund të disponohen përveçse nga ata që janë të autorizuar të çekojnë tek sistemi. Në këtë sistem çekon vetëm Sekretari Organizativ i partisë dhe një punonjës i caktuar nga partia për këtë punë dhe për të qenë transparent me të gjithë kandidatët, dhe katër ekspertë IT, që ata do të adresojnë tek sistemi”., pohonte në 27 maj Gjana, ndërsa në 13 qershor Lulzim Basha do të rizgjidhej kryetar i PD. 

Nëse atëherë Basha me gojën e Gjanës fliste për rëndësinë e mbajtjes sekrete të të dhënave të anëtarësisë pse sot përmes Bardhit i kërkon publike?

Një blof i radhës nga Basha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco