Lajmi i fundit

Dorëhiqet anëtarja e Gjykatës Kushtetuese

VIDEO/ Me kuti në duar, 4200 firmat dorëzohen në selinë e PD

VIDEO/ Me kuti në duar, 4200 firmat dorëzohen në selinë e PD

20:33, 10/11/2021
A+ Aa A-

Me kuti në duar, 4200 firmat e mbledhura për thirrjen e Kuvendit Kombëtar janë dërguar në këto momente në selinë e Partisë Demokratike. 

Të besuarit e ish-kryeministrit Sali Berisha, Klevis Balliu, Albana Vokshi, Flamur Noka, Aldo Bumçi, Edmond Spaho dhe Indrit Hoxha janë futur brenda ambienteve të selisë blu. 

Ata i dorëzuan formularët në zyrën e kryetarit të Këshillit kombëtar të PD, Edi Paloka. 

Flamur Noka i shpjegoi Palokës procedurën e ndjekur në mbledhjen e firmave, duke shtuar se të tjerë formularë do të vijnë ditët në vijim pasi procesi vazhdon.  

Flamur Noka: Zoti kryetar, mbi 4200 delegatë kanë firmosur peticionin. Në emër të përfaqësisë së delegatëve po ju paraqesim ju, të gjithë dokumentacionin e administruar i cili do të ruhet nga ana e juaj deri ditën kur të zhvillohet Kuvendi. Ditën kur të zhvillohet kuvendi ky material i dorëzohet komisionit të mandateve për të verifikuar një për një të gjitha mandatet e delegatëve që kanë firmosur. Janë të gjitha dosjet sipas degëve. Janë të gjithë formularët me emra, mbiemër, numër ID, pozicionet që kanë delegatët. Janë të gjitha, degë më degë. Procesi vazhdon. Në përfundim do të sjellim edhe të tjera, sepse jemi në pritje. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco