Denoncoi në Task Force dhe u shkarkua, Braho: Vendimi i papritur, do i drejtohem gjykatës me padi

Denoncoi në Task Force dhe u shkarkua, Braho: Vendimi i papritur, do i drejtohem gjykatës me padi

19:03, 10/11/2021
A+ Aa A-

Sot, kryetarja e komanduar e Bashkisë së Durrësit Valbona Sako ka shkarkuar nga detyra nënkryetarin Arbër Braho, pasi ky i fundit denoncoi në emisionin Task Force në Syri Tv nga moderatorja Sonila Meço skandalet në bashkinë e dytë më të madhe në vend.

Braho në një intervistë me Skype shprehet se vendimi i është dukur i papritur, duke shtuar se do i drejtohet gjykatës me padi.

“Dje në orën 16:00 më është thënë se jam shkarkuar nga kryetarja e bashkisë e komanduar, Sako. Kryetarja në detyrë e kishte lënë te protokolli, nuk donte as përballje dhe as sqarim. Shkarkimi im nuk ishte programuar.

Unë para dy muajsh isha vlerësuar si punonjës tepër profesional në Bashkinë e Durrësit. Mendoj se do i drejtohem gjykatës me padi. Ka njerëz që mendojnë se prapa meje ka persona që më suportojnë, por të vetmit që më suportojnë janë familja ime dhe buzëqeshjet e njerëzve. Unë jam socialist i orëve të para, që ika ardhur në majë të hundës me situatën aktuale”, u shpreh Braho.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco