VIDEO/ Avenir Peka: Sali Berisha i vetmi politikan në botë që është non grata nga SHBA dhe nga Kina TR

VIDEO/ Avenir Peka: Sali Berisha i vetmi politikan në botë që është non grata nga SHBA dhe nga Kina

18:26, 10/11/2021
A+ Aa A-

I ftuar në 'Task Force' me Sonila Meçon në Syri Tv, ish-zv/ministri i Brendshëm Avenir Peka u shpreh se SHBA shpalli non grata Sali Berishën, pasi në fillim e bëri Kina, kur qeveria e PD në vitin 2008 pranoi 5 ujgurët nga burgu i Guantanamos, me kërkesë të Uashingtonit. 

Peka komentoi edhe qëndrimin e ambasadores së SHBA Yuri Kim, për të cilën u shpreh se duket sikur punon si nënkontraktore e qeverisë Kineze, se sa për qeverinë e vendit të saj, SHBA

"Unë doja të ktheesha pka te non gfrata. Sali Berisha ëshdtë i vetmi politkan në botë i shpallur non grata nga dy qeveri, qeveria kineze dhe e SHBA. NUk ka një akt formal nga qeveria kineze, por në vitin 2008 qeveria 'Berisha' ishte e vetmja që pranoi të merrte 5 ujgurë nga burgu i Guantanamo. Nga ai moment, marrëdhëniet e Sali Berishës me qeverinë kineze janë zero dhe ashtu kanë për të qenë. Dhe kjo është bërë për llogari të qeverisë së SHBA. 

Për mua është e habitshme që qeveria amerikane merr të njëjtin qëndrim si qeveria kineze dhe zonja ambasadore më duket sikur punon si nënkontraktore e qeverisë kineze se sa për interesat e qeverisë së SHBA, një vend anëtar i NATO-s. 

Dy ditë pasi Sali Berisha është shpallur non grata, pothuajse 70% e lidershipit të ajatollahëve në Iran janë hequr nga lista e non grata-ve. Ka disa veprime që po t;i shohësh në këndvështrim të parë nuk bëjnë sens. Sali Berisha është i vetmi politikan botëror që është de facto non grata edhe nga Kina edhe nga SHBA", u shpreh Avenir Peka. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco