‘Kim, ministre e propagandës së Ramës’/ Manjani: Pas shkarkimit, Lulin ta sistemojnë si përkthyesit afganë

‘Kim, ministre e propagandës së Ramës’/ Manjani: Pas shkarkimit, Lulin ta sistemojnë si përkthyesit afganë

17:45, 10/11/2021
A+ Aa A-

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar ashpër ndaj Ambasadores së SHBA Juri Kim, e cila deklaroi sot se nuk do të takohet me ish-kryeministrin Berisha, pasi ky të mari kryesimin e PD në 11 dhjetor.

Manjani shprehet se ‘Juri Kimin që flet në vetën e parë këtu, sigurisht që skam ndërmend ta besoj, edhe sikur cirk të bëjë’.

‘Ajo mbetet ministre e propagandës së qeverisë. Elisa Spiropalin e besoj më shumë se zonjën Kim.

Ndërkohë, nëse e kanë problem sistemimin e Lulit pasi ta shkarkojë formalisht partia e vet, le ta sistemojnë si përkthyesit Afganë… I ndihmon edhe Rama për këtë çështje…’, shkruan Manjani në Facebook.

Postimi i plotë i Ylli Manjanit:

Shefat e zonjës Kim do filloj ti besoj pasi të kenë dënuar ministrin e brendshëm taleban i cili është në kërkim ndërkombëtar nga vetë Amerika.

Të kenë dënuar marrjen e pushtetit pa zgjedhje nga talebanët, me të cilët Amerika luftoi me armë për 20 vjet.

Vetëm atëherë mund të filloj ti besoj ata, shefat aktualë të zonjës Kim. Këtë të fundit që flet në vetën e parë këtu sigurisht që skam ndërmend ta besoj, edhe sikur cirk të bëjë.

Ajo mbetet ministre e propagandës së qeverisë. Elisa Spiropalin e besoj më shumë se zonjën Kim.

Ndërkohë, nëse e kanë problem sistemimin e Lulit pasi ta shkarkojë formalisht partia e vet, le ta sistemojnë si përkthyesit Afganë… I ndihmon edhe Rama për këtë çështje…

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Besnik10/11/2021 18:47

Bravo Manjani.U be Shqiperia turpi i botes.Ajo shprehja o SA mire me ken shqiptar po vihet ne prove ...

Shto koment

Denonco