Shqipëria faturë 388 mln euro në Arbitrazh, Kodra: Kontratat nuk zbatohen, po dëmtohet rëndë ekonomia

Shqipëria faturë 388 mln euro në Arbitrazh, Kodra: Kontratat nuk zbatohen, po dëmtohet rëndë ekonomia

17:25, 10/11/2021
A+ Aa A-

Sekretari i Përgjithshëm i Dhomës Kombëtare të Përmbaruesve Gjyqësorë, Besmir Kodra, në një intervistë me Skype me moderatoren Armela Ferko në Syri Tv, foli për gjyqet që ka Shqipëria në Arbitrazh.

Kodra thekson se Shqipëria ka 388 milionë euro borxhe, për shkak se kontratat me kompanitë nuk janë zbatuar, duke  shtuar se sidomos interesat nga borxhet, dëmtojnë rëndë ekonominë tonë.

“Nuk ka asnjë transparencë për Arbitrazhet. Kontratat nuk zbatohen nga palët dhe shkohet në gjyqe. Shpesh herë Shqipëria paguan me vonesë dhe pagesat me vonesë shtojnë të tjera para, që merren nga xhepat e shqiptarëve. Një dëm i madh është se prishet imazhi i Shqipërisë për sa i përket faktit të tërheqjes së investimeve të huaja.

Edhe ata investitorë të huaj që janë, tërhiqen. Edhe subjektet vendase kanë nisur që të investojnë në vende të huaja. Bie integriteti ekonomik e social i vendit tonë. Po ikin nga vendi bizneset e mëdha, sepse nuk ka as garanci juridike”, u shpreh Kodra.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco