VIDEO-SYRI TV/ Ministria harron ti ndryshojë drejtorët e institucioneve të kulturës

VIDEO-SYRI TV/ Ministria harron ti ndryshojë drejtorët e institucioneve të kulturës

17:06, 10/11/2021
A+ Aa A-

Mandatet e drejtuesve të institucioneve të kulturës nuk njohin afate nga Ministria e Kulturës. Në disa prej institucioneve si Muzeu Historik Kombëtar, Teatri i Operas dhe Baletit dhe  Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore, drejtuesit e kanë tejkaluar mandatin e tyre, ndërsa kaotike duket përzgjedhja e drejtuesit të Arkivit Qendror të  Filmit.

Nga SYRI TV

Ministria e Kulturës, nuk njeh afate, sa i përket mandateve të drejtuesve të institucioneve që varen prej saj. Ndodh kështu me studiuesin Dorian Koçi, i përzgjedhur si drejtues i Muzeut Historik Kombëtar prej muajit shkurt të vitit 2017, duke përmbushur e tejkaluar mandatin katër vjeçar.

E njëjta situatë paraqitet dhe në Teatrin e Operas dhe Baletit, ku Zana Çela është emëruar në krye të këtij institucioni prej vitit 2016, pas largimit të koreografit të njohur Ilir Kerni.

Ndërsa kaotike duket përzgjedhja e drejtuesit të Arkivit Qendror të  Filmit, ku drejtorja Iris Elezi, u shkarkuar pasi Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave (ILDKPI) konfirmoi konfliktin e interesit të krijuar prej përfshirjes të bashkëjetuesit të saj në filmin e gjatë artistik ‘Të gjithë vdesin lakuriq’.

Pa zgjidhje afatgjatë është situata edhe në Institutin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore, ku Arta Dollani dhe dorëheqjen pas 8 vitesh në krye të kësaj strukture, që ka qenë vazhdimisht në qendër të polemikave.

Në vend të Dollanit përkohësisht është vendosur zëvendësdrejtorja Rudina Kule. Për të gjitha këto raste, duhet të hapeshin konkurse përkatëse ose të justifikohej publikisht zgjatja e mandatit të drejtorëve, por rastet e mësipërme konfirmojnë neglizhencën e Ministrisë së Kulturës, për të bërë transparencë të plotë, sa i përket drejtimit të institucioneve kyç të kulturës. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco