VIDEO-SYRI TV/ Denoncoi abuzimet në Durrës, Dako e Sako hakmerren ndaj nënkryetarit

VIDEO-SYRI TV/ Denoncoi abuzimet në Durrës, Dako e Sako hakmerren ndaj nënkryetarit

14:34, 10/11/2021
A+ Aa A-

Vangjush Dako dhe kryetarja e komanduar e bashkisë së Durrësit hakmerren ndaj nënkryetarit Arbër Braho pasi denoncoi abuzimet me fondet në këtë bashki. Vecc dy ditë pasi Braho foli për SYRI TV mbi abuzimet dhe se si Vangjush Dako kontrollon bashkinë e Durrësit, Kryetarja e komanduar Emrijana Sako ka firmosur shkarkimin e tij nga detyra. SYRI TV ka siguruar vendimin e shkarkimit, ku nuk jepet as motivacioni apo sqarimi se përse është shkarkuar Braho.

Nga SYRI TV

Dy ditë pasi denoncoi në SYRI TV abuzimet me fondet në Bashkinë e Durrësit dhe se si kjo bashki kontrollohet nga Vangjush Dako, nisin hakmarrjet ndaj nënkryetarit të kësaj Bashkie, Arbër Braho.

Sot ai është shkarkuar nga detyra me firmë të kryetares së Komanduar Emiriana Sakos. SYRI TV siguron shkresën e shkarkimit të Brahos e cila mban datën e djeshme dhe nis efektet nga sot, ku sipas Sakos, Arbër Braho lirohet nga detyra e nënkryetarit.

Me këtë shkresë, Sako ka vendosur largimin e Brahos nga detyra, por pa dhënë asnjë argument apo shkak për këtë vendim, që në thelb është hakmarrja për shkak të denoncimit që ai bëri për abuzimet me fondet nga kjo bashki që sipas tij de fakto drejtohet nga Vangjush Dako.

Por çfarë deklaroi Arbër Braho në emisionin Task-Forcë të Sonila Meços në datë 8 Nëntor?

Në një lidhje telefonike me gazetaren Meço, nënkryetari Arbër Braho ngriti akuza ndaj ish kreut të bashkisë së qytetit bregdetar Vangjush Dako të cilin e akuzon për abuzime me fondet e kësaj bashkiae.

Në lidhje me akuzat e ngritura për abuzime me fondet publike nënkryetari i Durrësit u pyet nga gazetari Bledian Koka nëse është i gatshëm për faktet që disponon ti depozitojë në Spak.

Nënkryetari i Durrësit Arbër Braho deklaroi gjithashtu se është anëtar i partisë socialiste në Durrës, por për këtë ka akuzuar Dakon se po largon ata që e ngrenë zërin dhe kërkojnë llogari për administrimit e kësaj partie në këtë qark.

Sipas nënkryetarit të Bashkisë së Durrësit ky institucion në letra ka një kryetare, por në realitet në drejtimin e bashkisë është Vangjush Dako pasi ai i administron të gjitha para e këtij institucioni. Por fill pas këtij denoncimi, Arbër Braho me firmë të Emiriana Sakos, që sipas tij komandohet nga Dako është shkarkuar nga detyra e nënkryetarit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco