VIDEO-SYRI TV/ ‘Foltorja’ në Sarandë, mesazhet e Ina Zhupës që kërcënon demokratin

VIDEO-SYRI TV/ ‘Foltorja’ në Sarandë, mesazhet e Ina Zhupës që kërcënon demokratin

12:15, 10/11/2021
A+ Aa A-

Deputetja e PD-së Ina Zhupa i ka bërë presion anëtarit të kryesisë në Sarandë, Spiro Vaso i cili njoftoi pjesëmarrjen në foltoren e liderit historik të kësaj partie, Sali Berisha. Vaso, anëtar i kryesisë së PD në Sarandë shkruajti në grupin e Ëhatsapit të Kryesisë së PD-së Sarandë për foltoren e të premtes. Por deputetja Zhupa me tone presioni i uroi ‘suksese në jetë’ demokratit sarandjot nëse ai merr pjesë në foltore.

Nga SYRI TV

Anëtarit të Kryesisë së PD në Sarandë, Spiro Vaso, iu bë presion nga deputetja Ina Zhupa, lidhur me pjesëmarrjen e tij në foltoren që lideri historik i Partisë Demoratike Sali Berisha do  të mbajë të premten në qytetin bregdetar.

Mesazhet e publikuar në media, tregojnë një nga anëtarët e kryesisë së PD në Sarandë, Spiro Vaso i cili njofton kryesinë se të premten do të mbahet ‘Foltorja’ e liderit historik të kësaj force politike Sali Berisha.

‘Ditën e premte ora 17:00 në Sarandë mbahet Foltorja ‘Për një Parti Demokratike më të bashkuar më të fortë, më të hapur’. Vetëm të bashkuar fitojmë!’.

Ky ka qenë mesazhi i Spiro Vasos shpërndarë në grupin e Kryesisë së Partisë Demokratike të Sarandës.

Mirëpo, mesazhi nuk i ka pëlqyer deputetes Ina Zhupa, e cila në formë kërcënuese i ka ‘uruar suksese në jetë' anëtarit të Kryesisë, një term ky i përdor nga Ilir Beqaj i Edi Ramës, kur shkarkoi nga puna një anëtar të PS në Kukës, se nuk u paraqit në mbledhjen e partisë.

Nga ana tjetër Spiro Vaso ia kthen po me ironi deputetes Zhupa, duke u shprehur se: Në 11 dhjetor do t`i themi Lulzim Bashës suksese në jetë! Duket se ky reagim i demokratit sarandiot, nuk është pritur përsëri mirë nga deputetja Ina Zhupa e cila i kërkon anëtarit të kryesisë të ndërroj mendjen.

‘Nuk janë në 11 dhjetor 2025, por në qershor 2025 zgjedhjet për kryetar, prapë je i keqinformuar! Ke kohë deri atëherë të ndërrosh mendje prapë, se kur e ndërron për 3 muaj, imagjino për 4 vjet ohhuu. Me këtë e mbyll! Dhe Shpresoj që secili nga ju të ruaj integritetin e grupit të kryesisë dhe çdo gjë tjetër që s’ka lidhje me njoftime zyrtare dhe problematika qytetarësh ti mbajë në komunikime private apo grupi qejfi!’, shkruan Zhupa.

Ndërkohë, anëtari i kryesisë Spiro Vaso ka vijuar replikën me deputeten demokrate, të cilës i kërkon të shkojë në Sarandë dhe të dëgjojë bazën e Partisë Demokratike për situatën.

‘Ina ju jeni deputete e Lulit apo deputete e PD? Pyetja e parë që kisha? Në radhë të dytë mos i ktheni gjërat personale për të mbrojtur Kryetarin. Me qën se Luli sipas jush do jetë Kryetar deri në 2025, ju si deputete hajdeni në Sarandë dhe merrni pjesë në takim aty do dëgjoni demokratët e vërtet dhe jo servilat. Por dhe ju si gjithë të tjerët, kur hypni në karrige, ju pëlqejnë pak servilat!’

Por ftesa që demokrati i Sarandës i bën deputetes për të dëgjuar bazën dhe jo servilat, e ka irrituar dhe më tej Ina Zhupën. Kjo e fundit në një tjetër mesazh me tone duket kërcënuese, i kthehet Spiro Vasosos se nuk do ti përgjigjet siç ai meriton, duke i kërkuar respekt për kryesinë!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

stavri10/11/2021 16:25

Po ku eshte kercenim suksese ne jete? Ju demokratet ndaj nuk fitoni dot se sulmoni njeri tjetrin. Ina eshte me e mira aty dhe sulmohet pika qe sju bie. Ju percahu nje plak si saliu qe duhej te ishte ne burg jo te garonte. Nejse ne mire e kemi Ramen vrisni veten

Demokrati10/11/2021 14:49

SA MIRË QË BËRE PËR DEMOKRACINË DHE PËR PARTINË DEMOKRATIKE, O I MADHI I KOMBIT SALI BERISHA! KJO LËVIZJE NXORI MBI UJË TË GJITHË NDYRËSIRAT, FEKALET, QELBËSIRAT DHE TË GJITHA BAXHELLAT KOMUNISTE QË KANË UZURPUAR SELINË ZYRTARE TË PARTISË DEMOKRATIKE!!! EDHE SIKUR TË MOS BËHESH TI KRYETARI ZYRTAR I PARTISË DEMOKRATIKE, TI MISIONIN TËND FISNIK DHE PATRIOTIK PËR DEMOKRATIZIMIN DHE PASTRIMIN NGA QELBËSIRAT TË PARTISË DEMOKRATIKE E KRYEVE ME SHUMË SUKSES!! LE TA SHIKOJNË DEMOKRATËT VETË ME SYTË E TYRE SE CILËT JANË NDYRËSISRAT, QELBËSIRAT, FEKALET DHE BAXHELLAT QË MBLODHI LULZIM BASHA, KRYEQELBËSIRA NË PD!! PËR MUA MISIONI DR. BERISHËS U KRYE! TANI, NE TË GJITHË DEMOKRATËT TË VENDOSIM DHE TË ZGJEDHIM VETË ME ZEMËR, ME TRU, ME SHPIRT DHE TË LIRË, PËR LIDERIN DHE UDHËHEQËSIT TANË FITIMTARË!!! QË NGA DOLI KJO BAXHELLA GOJORE ZHUPA, QË NA U CAKTUAR NË LISTËN FITUESE TË QARKUT TË VLORËS? ÇFARË MERITE TJETËR KA KJO NË PD, PERVEÇ SE IA MERR DHE IA MBAN NË GOJË BIBILUSHIN LULUSHIT?

Saimir Mezini 10/11/2021 13:14

I them demokratit nga Ssranda qe te shtoje ne pergjigjen ndaj " fatkeqësisht deputetes Ina Zhupa " , (nuk mund ta the e PD ), f... y... self ! You and your boss !

Shto koment

Denonco