Hipokrizia e Ardi Veliut, tha se do të rrinte me familjen, por u emërua zv/ministër

Hipokrizia e Ardi Veliut, tha se do të rrinte me familjen, por u emërua zv/ministër

11:35, 10/11/2021
A+ Aa A-

Drejtori më i politizuar i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu i cili u shkarkua pak kohë më parë e tregoi dhe sot se sa hipokrit ishte në detyrën e tij dhe në vazhdim.

Në letrën gjoja të dorëheqjes së bërë publike nga Rama, përveç gabimeve në të shkruar, duket se ka pasur edhe gabime në llogjikimin e gjërave.

Veliu në letrën që thuhet se ja kishte dërguar Ramës, shpjegonte dhe arsyet e largimit të tij nga detyra që mbante.

Ardi Veliu shkruante se po largohej nga drejtor i Policisë së Shtetit, pasi familja dhe fëmijët e tij e donin pranë tyre.

Por emërimi sot si zëvendës ministër i Belinda Balluku, tregoi jo vetëm faktin që ai ishte shkarkuar, por edhe hipokrizinë me arsyet e tij.

Nga familja, Veliu ka vendosur që të rrijë në ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco