Deputetja shqiptare në Kroaci pritet nga Meta, siguron mbështetjen për binjakëzimin e qyteteve

Deputetja shqiptare në Kroaci pritet nga Meta, siguron mbështetjen për binjakëzimin e qyteteve

11:02, 10/11/2021
A+ Aa A-

Presidenti Ilir Meta ka pritur në një takim, deputetet shqiptare në Kroaci. zn. Ermine Lekaj Prljaskaj, e cila ka ardhur në Shqipëri në krye të një delegacioni për vendosjen e bashkëpunimit midis dy qyteteve kroate dhe shqiptare dhe shkëmbimeve universitare.

"Pata një takim shumë të përzemërt me deputeten shqiptare në Parlamentin e Kroacisë, zonjën Ermine Lekaj Prljaskaj dhe delegacionin, që e shoqëronte, - njoftoi meta në Fb. - I përgëzova për përpjekjet e tyre në forcimin e marrëdhënieve të shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Kroacisë, për përfaqësimin dinjitoz të komunitetit të rëndësishëm shqiptar në Kroaci, kontributi i të cilit, si në luftën për pavarësinë e Kroacisë, ashtu edhe gjatë viteve të fundit, mbetet një garanci e fortë e marrëdhënieve të shkëlqyera historike, kulturore, politike dhe njerëzore mes dy popujve dhe vendeve tona.

Vizita e tyre në Shqipëri për bashkëpunim mes Durrësit e Rijekës dhe Beratit e Bjellovarit, si dhe për marrëveshje e shkëmbime mes universiteteve kanë plotësisht mbështetjen time.

E përgëzova Konsullin e ri të Nderit të Shqipërisë në Prefekturën e Rijekës, z.Bashkim Enesi dhe e mbështeta angazhimin e tij serioz në rritjen e bashkëpunimit mes dy vendeve në të gjitha fushat, veçanërisht atë ekonomiko-tregtare, nxitjen e investimeve kroate në vendin tonë, kulturë, arsim, sport dhe turizëm," përfundoi kreu i shtetit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco