VIDEO-SYRI TV/ Rama i gjen një vend në qeveri Ardi Veliut

VIDEO-SYRI TV/ Rama i gjen një vend në qeveri Ardi Veliut

10:10, 10/11/2021
A+ Aa A-

Një nga drejtorët më të përfolur të policisë së shtetit, Ardi Veliu, është emëruar së fundmi nga Kryeministri Rama si zv/Ministër në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjetikës.

Përveç se gëzonte besimin e Ramës në kontrollin e policisë, Veliu është i njohur për aktivitetin e tij gjatë zgjedhjeve të 21 prillit, ku spikat deklarata e tij në incidentin e Elbasanit, ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani.

Drejtori i policisë, në një konferencë për shtyp, do të mohonte ekzistencën e materialeve zgjedhore në makinën e Met Dafllakut, që u bë shkak për nisjen e incidentit në një kohë që raporti policor fliste për prezencën e listëpagesave me emra zgjedhësish.

Në letrën dorëheqjes së bërë publike nga Edi Rama, Veliu do shprehej se largimi I tij bëhej për shkak të angazhimeve familjare.

‘Këto momente kam vendosur të mos kërkoj mandat tjetër dhe t’ju ofroj dorëheqjen time për t’iu përkushtuar më shumë familjes dhe fëmijëve që tani janë në një moshë delikate e të cilëve ju kam munguar pafund këto katër vite’.

Ardi Veliu u largua nga detyra në 5 shtator të këtij viti vetëm tre ditë përpara se të skadonte ultimatum 100 ditor i vendosur nga Edi Rama drejtuar kupolës së policisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Demokrati10/11/2021 14:37

MË MIRË TË KISHTE EMËRUAR ARDI DAULLXHIUN NË ATË DETYRË SE SA ARDI VELIUN!! ËSHTË MË I AFTË, MË I NDERSHËM DHE MË I SAKTË ARDI DAULLXHIU SE SA ARDI VELIU!! ÇFARË NARKO-BANDE E NDYRË KRIMINALE!!! VETËM ME KARAGJOZË, HAJDUTË, KRIMINELË DHE ME NARKO-MAFIOZË PO QEVERISET KY VEND NDËRSA KIMETJA SILLET VËRDALLË SI BRETKOSË NGA NJËRA ZYRË QEVERIE TEK TJETRA, SA NGA RAMA DHE SA NGA LULUSH BIBILUSHI!!!

edi10/11/2021 11:37

Cfare formimi ka ky IDJOTI per ta bere zv. minister tek infrastruktura?,apo di te vjedhe dhe te fantazoje Babalet.Turp ku jemi katandisur si komb.Nje njeri i madh ka thene; Nje njeri i paafte ose i keq ne vendin qe i takon ne shoqeri i ben dem vehtes, ne do ti besh gjemen shoqerise lere ta drejtoje ky i paafte ate.

lushingabarbullushi10/11/2021 11:04

Hade largoje po deshe! Ke py post ska halle familjare.

Shto koment

Denonco