Raporti i DASH e nxjerr Shqipërinë si vend me korrupsion të lartë/ Basha: Të rinjtë po largohen

Raporti i DASH e nxjerr Shqipërinë si vend me korrupsion të lartë/ Basha: Të rinjtë po largohen

08:50, 10/11/2021
A+ Aa A-

Korrupsioni në Shqipëri mbetet në nivele të larta. Kjo gjë është konfirmuar edhe nga raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit ku thuhet se vendi ynë ka një nivel të lartë të shqetësimit të PPP-ve dhe thekson faktin se investitorët amerikanë po pengohen për të investuar.

Lidhur me këtë raport, ka reaguar edhe kryedemokrati Lulzim Basha i cili me anë të një postimi në Tëitter, ka bërë thirrje që të niste sa më parë Vettingu në politikë për të ndëshkuar politikanët që kanë abuzuar me postet publike.

Postimi i Plotë nga Kryetari i PD, Lulzim Basha:

Shqipëria është vendi më i varfër në Europë, sepse është vendi më i korruptuar i Europës. Një mijë e një hallet e njerëzve që rropaten për një jetë më të mirë, e sipërmarrësve që luftojnë për të mbijetuar në një ekonomi jo konkuruese, e të moshuarve të ndrydhur nga pensioni i pamjaftueshëm, i të rinjëve që ëndërrat i kanë çdo ditë e më shumë larg Shqipërisë, janë një thirrje për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë, për ta pastruar politikën nga të gjithë ata që kanë abuzuar me besimin e qytetarëve, duke pasuruar veten dhe një grusht të vogël njerëzish.#vettingnëpolitikë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Demokrati10/11/2021 09:06

Fajin e ka Sali Berisha! Therrisni ne interpelance Yuri Li Kim, Luigi Sorecan dhe ambasadorin e OSBE, që nuk ia kemi degjuar zerin. Keta qelbesire nderkombetare te korruptuar e maskarenj genjejne dhe mashtrojne qeverite dhe institucionet e tyre, taksapaguesit e tyre, dhe mbeshtesin dhe mbrojne prej 8 vitesh narko-qeverine mafioze-fashiste me te korruptuaren dhe më kriminalen ne bote. Ky raport i DASH, ose eshte nje mashtrim skandaloz, ose Blinken duhet te jape llogari perpara Kongresit dhe Yuri Li Qi Kim te arrestohet nga FBI, per significant corruption and criminal cooperation with Edvin Rama&Co.

Shto koment

Denonco