Glauk Olldashi i qartë: Kuvendi Kombëtar mblidhet sa herë i do qejfi, nëse ka firmat

Glauk Olldashi i qartë: Kuvendi Kombëtar mblidhet sa herë i do qejfi, nëse ka firmat

21:52, 09/11/2021
A+ Aa A-

Djali i Sokol Olldashit, Glauk Olldashi është shprehur publikisht në mbështetje të foltoreve të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe thirrjes së Kuvendit Kombëtar në 11 dhjetor.

'Kuvendi Kombëtar mund të mblidhet sa herë t’i dojë qejfi, nëse janë firmat e nevojshem që parashikohen në statut për të thirrur këtë kuvend', u shpreh Olldashi gjatë një interviste për mediat.

Olldashi: Forumi nuk ka marrë asnjë kosto. Kemi statut. Nëse vendimet do merreshin me statuse në Facebook, atëherë nuk do të ishim më parti por fondacion. Nuk besoj se arsyetimi për këtë vendim është i drejtë, sepse sidomos ne PD nuk mund të ndëshkojmë mendimin ndryshe në parti. Prandaj duhet të inkurajojmë mendimin ndryshe, sepse ajo na bën vërtetë demokratë.

Pyetje: Çfarë do i kërkonit Berishës?
Olldashi:
Fatmirësisht statuti ka parashikuar dhe situatat e jashtëzakonshme. Statuti thotë se Kuvendi mund të mblidhet sa herë i do qejfi nëse janë firmat. Kështu që nuk ka arsye përse të shkohet në gjykata.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco