Nishani: PD ka degraduar, Basha është kthyer në personazh barcaletash

Nishani: PD ka degraduar, Basha është kthyer në personazh barcaletash

19:56, 09/11/2021
A+ Aa A-

Ish-presidenti Bujar Nishani, në një intervistë me moderatoren Juli Krisafi në emisionin 'Ora 19:00', foli për atë që po ndodh në PD.

Nishani theksoi se situata në PD ka degraduar. Ai shton se Basha tashmë është kthyer në personazh barcaletash, e se imazhi i tij në publik ka arritur në pikën fundore.

“Situata në PD ka degraduar. PD nga njëra anë është në situatë kritike, nga ana tjetër është është në një moment historik për ndryshim. Kur je në udhëkryq je dhe në momente historike. Kuvendi Kombëtar do të mbledhë shumicën e anëtarëve të PD-së dhe vendimet që do të merren do të kujtohen shumë vite më pas. Do jetë hera e parë që do të ushtrohet vota e drejtpërdrejtë në demokraci. Forma referendare qoftë e konfirmimit të vendimeve statutore që do të merren në Kuvendin Kombëtar apo edhe ai i analizës dhe konfirmimit të lidershipit që duan të kenë demokratët në krye të partisë së tyre do të jetë forma më e mirë dhe më demokratike e referendumit.  

Lulzim Basha ka mbërritur në një pikë që është për të ardhur keq. Basha është kthyer në subjekt barcaletash. Këtë gjë PD nuk e meritonte. Basha do kishte bërë mirë që të ikte me kohë, që të ruante së paku imazhin e tij, të mos prekte imazhi fundin e vet, më së paku”, u shpreh Nishani. 

Sa i takon mbledhjes së 4200 firmave, të cilët do të dorëzohen nesër, Nishani tha se nuk nevojitet noterizimi pasi formularët përfaqësojnë vullnetin dhe entitetin e kujtdo që ndodhet në funksione në PD, si dhe çdo anëtar ka transparente të dhënat që provojnë pozicionin e tyre politik brenda Partisë Demokratike.  

70% e delegavetë të Kuvendit Kombëtar, tha Nishani, kanë plotësuar formularin. 

"Ne nuk jemi duke shitur dhe blerë një pronë, por jemi duke organizuar partinë ku jemi anëtarë. Partia  ka hierarki, ka një statut, mënyrë organizimi dhe ka poste, ka përfaqësime, mandate. Prandaj them që nuk janë çështje emrash nisur nga pikëpamja e dëshirës dhe tifozllëkut partiak por isur nga poziconi dhe mandatsi përfaqësues që ato kanë brenda PD. Ata që duan të shkojnë te tregu imobilar ata duhet t'i drejtohen noterit, ne jemi brenda partisë politike dhe kemi statutin dhe ligjet e rregullat e partisë në të cilën ne veprojmë. Ato formularë jo vetmë përfqësojnë vullnetin, por edhe entitetin e çdo njeriu që ka një post përfaqësimi në hierarkinë e PD, kanë të dhënat transparente, kartën e ID, kartën e anëtarësisë, pozivcionin e tij, ku është anëtar dhe çfarë pozicioni politik ka brenda PD", tha Nishani.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco