Balluku: Aksi rrugor Elbasan- Qafë Thanë do të zgjerohet me një korsi

Balluku: Aksi rrugor Elbasan- Qafë Thanë do të zgjerohet me një korsi

19:00, 09/11/2021
A+ Aa A-

Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku ka deklaruar se do të zgjerohet me një korsi aksi rrugor Elbasan-Qafë Thanë.

Gjatë Komisionit për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, Balluku ka thënë se projekti ka përfunduar dhe se brenda vitit 2022 do të nisë zgjerimi i rrugës.

“Ne kemi një projekt për rrugë shpejtësie, Elbasan-Pogradec-Qafë Plloçë, problemi është kjo rrugë do të kërkonte më shumë se 5 vite. Për këtë arsye është vendosur që në çdo rast rruga alternative për një rrugë kombëtare për të ardhmen është e domosdoshme.

Ajo rrugë nuk mund të qëndroj më në ato parametra sepse është rrugë e rëndësishme dhe brenda vitit 2022 do të nis zgjerimi i kësaj rruge. Projekti po përfundon pasi ka pasur një studim fizibiliteti. Zgjerim segmenti deri në Qafë Thanë, si në Qafë Thanë që ka zgjerim 2 korsi + 1 shtesë”, tha ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco