Berisha: Soros i dha Ramës drejtësinë! Sot u çlirua narko-ministri Tahiri

Berisha: Soros i dha Ramës drejtësinë! Sot u çlirua narko-ministri Tahiri

17:50, 09/11/2021
A+ Aa A-

Lideri historik demokrat, Sali Berisha, deklaroi nga Foltorja e Pogradecit se Edi Rama kontrollon të gjitha pushtetet më keq se në komunizëm falë mbështetjes së Sorosit.

“Rama nuk mundet duke e imituar. Me imitim ia zgjatim jetën atij. Ne e mundim atë duke besuar te vlerat e lirisë. Vetëm duke respektuar dinjitetin dhe njëri-tjetrin. Njeriu i lirë është njeri dinjitoz. Beteja për dinjitetin është beteja më e shenjtë për njeriun.

Ne duam ta rikthejmë këtë parti te vlerat konservatore. Kjo që ka ndodhur është një agresion për të lënë Shqipërinë pa opozitë dhe për të shkatërruar vlerat konservatore. Por kjo nuk do ndodhë kurrë.

Multimiliarderi George Soros, që meriton të vendoset në listën e marksizëm- leninizmit, kërkon që këtu të mos ketë opozitë. Këto 8 vite me ndihmën e tij, Edi Rama si kurrë ndonjëherë këto 30 vite, ka mbi 90 përqind të pushtetit në zyrën e tij. Edhe PPSH kishte 10 përqind më pak në vitin 1991.

Soros i dha atij në fund edhe drejtësinë. Sot drejtësia kontrollohet si kurrë më parë. Gjykata e Lartë çliroi sot nga akuzat ministrin skafo-trafikant. Gjykatësit Sadushi, Pupe dhe Panda zëvendësuan trupën gjykuese që po gjykonte narko-ministrin. Ata janë peng. Pyesni se ku është vetingu i tyre? Ju e dini se vetingu duhet të jetë transparent. Këta e kanë bërë vetingun dhe ai mbahet në kasafortat e Edi Ramës. Ata të tre janë për t’u dënuar, por i mbajnë peng për të liruar Saimir Drogën dhe kriminelë të tjerë,” tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco