'Njëherë shkon gomari në urë'/ Qytetarët në 'Foltore': Basha peng i Ramës, Berisha kryetar i PD

'Njëherë shkon gomari në urë'/ Qytetarët në 'Foltore': Basha peng i Ramës, Berisha kryetar i PD

17:29, 09/11/2021
A+ Aa A-

Qindra demokratë kanë dalë për të pritur ish-kryeministrin Sali Berisha në foltoren e tij të radhës në Pogradec.

Në prononcimet për kamerat e SYRI TV, qytetarët janë të bindur se Basha është peng i Ramës dhe se Berisha është shpresa e vetme për demokratët dhe shqiptarët.  

Qytetari: Ke dalë të presim shpresën dhe ta vendosim në binarët e saj. Jam anëtar i PD që nga 1991. Ne themi gomari shkon njer në ujë dhe nuk shkon më. Ai për herë të katërt, sdi çfarë të them. Ai duhet të kishte ikur vetë. Shpresën e vetme e kemi te Sali Berisha. Kur e mori Berisha pushtetin ishte me 30 mijë lekë pensionet e fshatit, e çoi me 100 mijë lekë, ky po na e çon në 70 mijë lekë. I ka marë rrogat me 150 mijë lekë e çoi me 450 mijë lekë dhe aq kanë mbetur. Futi Shqipërinë në NATO, liberalizoi vizat. Këto i ka bërë Sali Berisha. Luli duhet të tërhiqet vetë të mos e thellojë më, nuk ka mundësi më se është hera e katërt, nuk mund të vuajmë ne për hatër të Lulit.

Qytetari 2: Ne nga kjo foltore presim të vijë ndryshimi i madh, pasi ka uzurpuar gjithë popullin shqiptar. Presim ndryshimin e madh që të vijë. Vendimet e Bashës janë nul dhe është peng i Ramës në të gjitha vendimet që ka marë. Jam demokrat që në 1990. Presim nga Berisha ndryshimin më të madh që do ti vijë këtij kombi.

Qytetari 3: Tetë vite Basha na ka zhgënjyer pasi është peng i Ramës. 11 dhejtori është vonë që Berisha të kthehet në drejtimin e PD. Këtë pret i gjithë populli shqiptar. Të gjitha vendimet e Bashës janë nuk pasi në bashkëpunim me Ramën na ka çuar në katastrfë. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco