VIDEO/ Trump si frymëzim, Nikola Kedhi: Le t’i japim një shans edhe konservatorizmit në Shqipëri!

VIDEO/ Trump si frymëzim, Nikola Kedhi: Le t’i japim një shans edhe konservatorizmit në Shqipëri!

14:47, 09/11/2021
A+ Aa A-

“Foxnews” publikoi së fundmi, opinionin e një të riu shqiptar, ekspert të financave ndërkombëtare, Nikola Kedhit, me titull “Pse kapitalizmi patriotik është rruga përpara për konservatorizmin”, një analizë ku ndër të tjera, Kedhi shkruante:

“Konservatorët kanë filluar të ngrihen dhe të luftojnë për atë që besojnë…

Është një luftë ekzistenciale të cilën e ka nxitur dhe i ka dhënë jehonë njëri prej individëve më të pamendueshëm, një miliarder i pasurive të patundshme nga ndoshta qyteti më progresiv që ekziston, Nju Jorku.

Fushata dhe presidenca e Donald Trump frymëzoi jo vetëm dhjetëra miliona amerikanë, por duket se zgjoi nga një gjumë i thellë konservatorët e ndarë të Evropës...” Lexo të plotë:

Ky i ri me një CV të pasur, me një sërë publikimesh në mediat amerikane, është ftuar sot në studion e “Kafe Shqeto” në Tiranë për të dhënë një shpjegim më konkret, më realist të asaj që mund të realizohet në Shqipëri nga politikanët e djathtë, nën shembullin e asaj që ndodhi në SHBA.

- Z. Kedhi, duket se e djathta në Shqipëri për 85 vitet e fundit nuk i ka pasur dhe aq mirë punët, përjashto momente të caktuara të qeverisjes së Partisë Demokratike. A mendon se është Shqipëria një terren i vështirë për të rritur “lule” të djathta?

- Nikola Kedhi: Është i vështirë, por jo i pamundur. Unë mendoj se në një shoqëri si Shqipëri, elemente si familja, komuniteti, janë më të theksuara. Janë sigurisht problemet me pronës, e cila kërkon një qasje konservatore, kështu që nevoja për konservatorizëm është më e madhe se në vende të tjera perëndimore. Po, është një terren i vështirë për shkak të historisë 70 a 80-vjeçare, por jo i pamundur. Mendoj se koha tani po e tregon që pasi kemi provuar për dekada me radhë komunizmin, socializmin, ndoshta neoliberalizmin, t’i japim një shans edhe konservatorizmit.

- Në terrenin shqiptar, kjo fara e konservatorizmit, çfarë cilësie “dheu “do të dojë që të mbijë? Ose si është, terreni shqiptar?

- Nikola Kedhi: Kohë do të dojë patjetër, por unë mendoj se individi shqiptar mund ta ketë më të lehtë të përqafojë konservatorizmin dhe kur them konservatorizmin, që në Shqipëri ndoshta ngatërrohet dhe barazohet me shprehjet “i prapambetur”, në anglisht, konservator, “conserve” do të thotë “të ruash, të mbrosh”.  

Gjithsesi, ajo që i duhet realitetit shqiptar është ajo formë e konservatorizmit modern e të djathtës moderne, e bazuar në atë që them edhe në shkrim, mbi kapitalizmin dhe këto vlera të familjes, të pronës, të komuniteti, të ambientit dhe ku familja është ende e fortë./ar.sh/SYRI.NET  

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco