Manjani: Kongresmenët takuan afgan Ramën dhe afgan Bashën

Manjani: Kongresmenët takuan afgan Ramën dhe afgan Bashën

12:23, 09/11/2021
A+ Aa A-

Një grup kongresmenësh nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës vizituan vendin tonë, ndërsa kanë zhvilluar takime me kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin aktual të partisë demokratike Lulzim Basha.

Gjatë takimit të kongresmenëve me Kryeministrin Rama ishte e pranishme edhe ambasadorja e SHBA-ve në vendin tonë, Yuri Kim, e cila ngriti dy gishta para kryeministrit shqiptar, veprim i cili ende është i paqartë.

Njëra nga kongresmenet, Elissa Slotkin, deklaroi se ndodhej në Shqipëri me një delegacion dypartiak të Kongresit për të falënderuar shqiptarët për bujarinë e tyre, për të pritur afganët.

Pas memeve në rrjet reagoi edhe ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani.

"Ore këta kongresmenët/kongresgratë, erdhën këtu të takojnë afganët dhe ato takuan. Afgan Ramën e afgan Bashën. Se kuptoj pse bëni meme kot..!?" shkruan ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco