Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Pas akademisë së barinjve, ministrja: Do çojmë panele diellore në stane

Pas akademisë së barinjve, ministrja: Do çojmë panele diellore në stane

10:47, 09/11/2021
A+ Aa A-

Gjatë mbledhjes së Komisionit të Ekonomisë dhe Financave, Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca ka qenë e pranishme për të bërë prezantimin e buxhetit 2022 sa i përket sektorit që ajo mbulon.

Në fillim të fjalës së saj, Krifca u mundua të shpjegonte edhe shprehjen “Akademia e Barinjve” e cila u bë virale dhe është përdorur gjatë gjithë kohës nëpër media dhe rrjete sociale.

Por ajo thjesht e rëndoi gafën, pasi tha se tani do dërgohen edhe panele diellore në stane.

“Fjala akademi nuk e kemi shpikur por e kemi parë në disa vende të botës si Zvicra, Anglia, Spanja dhe po krijojmë një qasje drejt zgjidhjes së migrimit të njerëzve nga profesioni i bujkut, blektorit duke i adresuar për të dhënë mbështetje për të ato që t’i përqafojnë këto profesione. Të mbështesim stanet me infrastrukturën e nevojshme apo edhe me panele diellore që të lehtësojmë jetën e tyre dhe të mbështesim sa më shumë këto profesionistë në fushën e vete. Në këtë mënyrë do të ruajmë edhe traditën në fusha të tilla”, tha Krifca.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Refa10/11/2021 12:25

Panelet diellore munden ti vene vete barinjte por ti mundohu te japesh ndihme ne mbledhjen e shitjen e qumeshtit e djathit e mos merrni qumesht nga serbia keshtu mij krifca te kripsha trute nga mbive ti ministre

Shqiptari09/11/2021 13:20

Përtej humorit, për panelet diellore që t'ua japë falas dhe t'i subvencionojë shteti nuk e ka keq ministrja. Ndoshta të shikohet mundësia edhe e instalimit të gjeneratorëve elektrikë me energjinë e erës. Por kjo do të duket se sa seriozisht i ka këto ide! A do të mbështeten nga naltgjatësia apo është thjesht një tallje bythe, si gjithmonë me projekte të tilla "zviceriane", "spanjolle", "austriake", "neozelandeze" apo "angleze"???

Messi 09/11/2021 11:53

Bravo, per panelet! Po o edhe sauna, mire do ishte! Po edhe ndonje bordello s’do ishte keq, se ju te rilindjes i keni me shumice!

bravo09/11/2021 11:22

dhe nga nje dashnore per jave o idjote

Daj Jaku09/11/2021 10:58

Të tjera bën moj, të tjera thua… për të më prishur mëndjen mua. Ju keni 8 vjet që keni ngritur akademinë e kanabisit dhe të gjithë drogave e trafiqeve kriminale.

Shto koment

Denonco