Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Meta përkujton shembjen e murit të Berlinit: Të shembim muret që na ndajnë nga BE...

Meta përkujton shembjen e murit të Berlinit: Të shembim muret që na ndajnë nga BE...

10:33, 09/11/2021
A+ Aa A-

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka përkujtuar 32-vjetorin e rënies së murit të Berlinit. Meta shkruan se Liria, të drejtat dhe dinjiteti njerëzor, demokracia dhe shteti i së drejtës do të triumfojnë padiskutim.

“Çdo mur, që na ndan sot nga Europa e Bashkuar, është i destinuar të shembet!

Liria, të drejtat dhe dinjiteti njerëzor, demokracia dhe shteti i së drejtës do të triumfojnë padiskutim!

Të bashkuar rreth këtyre vlerave do të afrohemi më shpejt drejt Europës!Gëzuar përvjetorin e Shembjes së Murit të Berlinit!”, shkruan Meta tekasa ka shpërndarë këngën e famshme të grupit “Europe” – “The final countdown”.

Kanë kaluar 30 vjet të plota që nga shembja e Murit të Berlinit, i cili ishte bërë simbol i Luftës së Ftohtë. Muri, ndërtimi i të cilit filloi më 13 gusht të vitit 1961 dhe i cili e shndërroi në një ishull Berlinin Perëndimor në Gjermaninë Lindore, u shemb më 9 nëntor të vitit 1989.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco