VIDEO/ 'Problemi kryesor i humbjes në 25 prill', Abilekaj: 'Gogoli Berisha’ apa ‘Basha i butë’?

VIDEO/ 'Problemi kryesor i humbjes në 25 prill', Abilekaj: 'Gogoli Berisha’ apa ‘Basha i butë’?

21:29, 08/11/2021
A+ Aa A-

Në Çim Peka Live, gazetari Enton Abilekaj ka folur mbi krizën në PD dhe ka theksuar se ende akoma nuk është bërë analizë që duhet të bëhej me kohë mbi humbjen e zgjedhjeve të 25 prillit.

‘Sjellja e butë e opozitës ndaj Ramës pas thyerjes së marrëveshjes së 5 qershorit, apo gogoli Berisha ishte faktori i humbjes në 25 prill’, theksoi Abilekaj në pyetjen e tij për deputetin e PD Belind Këlliçi.

Abilekaj: Çfarë e favorizon më shumë Ramën në raport me PD, e favorizon Basha që është apatik dhe i butë në opozitë apo Berisha është një gogol që Rama e nxjerr te ndërkombëtarët dhe elektorati gri.

Kemi një dallim mes një ish-lideri që është alternativa e së ardhmes, që për PD është një rrugë që mund të jetë dhe e gabuar. Nëse kjo është e drejtë apo e gabuar, duhet të analizojmë se kush ishte oksigjeni i Ramës në 25 prill, pse u lejua Rama të bënte çtë donte me procesin zgjedhor, pse ndërkombëtarët mbyllën sytë dhe i thanë bëj çfatë të duash.

Lulzim Basha kishte përgjegjësinë se ishte shumë i butë, ku edhe çadra filloi si aksion shumë i fortë dhe përfundoi ashtu si përfundoi në 17 maj që u fut në zgjedhje. Problemi është të analizojmë a është faji i Bashës që u ul me Gjiknurin për marrëveshjen e 5 qershorit e cila u prish dhe nuk reagoi, pra kjo pjesa e butë e opozitës, apo ishte ‘gogoli Berisha’ që u përdor nga Rama te ndërkombëtarët dhe zgjedhësit gri për të masakruar zgjedhjet me leje prej tyre.

Kjo duhet të mendohet sot, se a është zgjidhje për PD kthimi i Berishës sot, apo është më keq?

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco