Berisha tub oksigjeni i Ramës? Këlliçi shigjeton Bashën: E vure në lista se të duheshin votat e 'berishistëve'

Berisha tub oksigjeni i Ramës? Këlliçi shigjeton Bashën: E vure në lista se të duheshin votat e 'berishistëve'

21:22, 08/11/2021
A+ Aa A-

Deputeti demokrat, Belind Këlliçi, njëherazi kryetar FRPD, tha në Çim Peka Live në Syri Tv se deklarata e Lulzim Bashës, i cili e quajti Sali Berishën tub oksigjeni i Edi Ramës, është e pabesueshme. 

Këlliçi tha se Basha e vuri në listat e 25 prillit Berishën për të marrë votat e mbështetësve të tij, ndërsa pas tre muajsh e akuzon si pengesë për fitoren e PD. 

"Nëse do të kishte një të interesuar për Kuvendin, në këtë krizë ku jemi sot, duhet të ishte zoti Basha që të rishpikte veten, të vinte me një platformë për drejtimin dhe legjitimitetin e tij në PD pa Sali Berishën në grupin parlamentar. Se këtu ka një problem nëse themi sot se do shkëpusim tubin e oksigjenit, se qenka Berisha që i jepka oksigjen Edi Ramës, që nuk e di se kush mundet ta besojë këtë në Shqipëri, pse Sali Berishën e vure kandidat në 25 prill? Atëherë të duheshin votat që përfaqëson rryma berishiste brenda PD. Tani pas 3 muajsh na del se Sali Berisha është pengesa kryesore për fitoren e PD. Kështu që ka një problem", tha Këlliçi. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco