Këlliçi i përgjigjet Bashës: Ishim po ne 'mandat-skaduarit' që donim të të bënim kryeministër

Këlliçi i përgjigjet Bashës: Ishim po ne 'mandat-skaduarit' që donim të të bënim kryeministër

20:58, 08/11/2021
A+ Aa A-

Belind Këlliçi ftuar në 'Çim Peka Live' iu përgjigj akuzave të Lulzim Bashës lidhur me shpalljen e zgjedhjeve për kryetarin e ri të Forumit Rinor të Partisë Demokratike. 

Ne mandat-skaduarit, tha Këlliçi, duke iu referuar termit të përdorur nga Basha për të, donin ta bënin kryetarin e PD kryeministër në prill. 

"Unë e kam kryer detyrën time në Forumin Rinor të PD, e kam kryer ciklin tim. Arsyeja pse nuk kemi bërë zgjedhje kanë qenë të dakordësuara me kryetarin e partisë për shkak të pandemisë COVID-19, sepse donim të bënim një proces model dhe për shkak të tërmetit të nëntorit të vitit 2019 kur ne ihsim në trerren pranë familjeve në nevojë. Unë nuk kam lënë çadër pa shkuar në Thumanë, Mamurras. 

Lulzim Basha, mendoj unë, gjykoi me të drejtë, që vjeshtën e kluar të ishim kompakt, të mos bënim një garë të brendshme për të kanalizuar të gjitha energjitë e forumit rinor në fushatën elektorale. 

Në situatën aktuale gjykoj se nuk është momenti për të bërë zxgjedhje në Forum sepse ka një problem shumë të madh në shtëpinë tonë, është Kuvendi në 11 dhjetor, por nëse Basha do që ne t'i bëjmë zgjedhjet, ne kemi mjaftueshëm burime njerëzore t'i bëjmë vetë, kemi një statut tonin, kemi rregullat tona, kemi të rinj të jashtëzakonshëm që këta mandat-skaduarit kemi qenë edhe në prill kur donim të bënim Lulzim Bashën kryeministër. Të gjithë kemi qenë në qeli, në këto 6 vite, për të mbrojtur kauzat e PD dhe për të mbrojtur Lulzim Bashën kryeministër"

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco