Zhvillimet në PD, Kikia: Betejë e ashpër Berisha-Basha, po largohen njerëzit për mendimet e tyre…

Zhvillimet në PD, Kikia: Betejë e ashpër Berisha-Basha, po largohen njerëzit për mendimet e tyre…

21:00, 08/11/2021
A+ Aa A-

Gazetari Mentor Kikia, i ftuar në emisionin Çim Peka Live në Syri Tv, foli për zhvillimet në Partinë Demokratike.

Kikia thekson se është duke u zhvilluar një betejë e ashpër mes Berishës dhe Bashës, duke shtuar se Lulzim Basha po heq njerëz vetëm për mendimet e tyre.

“Basha po tenton që të largojë nga PD njerëz që dukshëm kanë shprehur mbështetjen e tyre në këtë betejë shumë të ashpër mes tij dhe Berishës.

Unë mendoj se edhe këto zgjedhje, sado që të vishen me kostum modern, nuk do i shpëtojnë paragjykimit se janë zgjedhje në kushte emergjente dhe zgjedhje për të krijuar ata struktura që dukshëm do të jenë të tijat e jo ata struktura, që dukshëm kanë zgjedhur se ku do të pozicionohen”, u shpreh Basha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco