Belind Këlliçi: Nuk do drejtoj më Forumin Rinor, Basha shkeli statutin

Belind Këlliçi: Nuk do drejtoj më Forumin Rinor, Basha shkeli statutin

20:50, 08/11/2021
A+ Aa A-

Deputeti i PD, Belind Këlliçi u shpreh se ai nuk do të drejtojë Forumin Rinor të Partisë Demokratike.

I ftuar në Debat me Alba Alishanin në A2 CNN, Këlliçi tha se Basha ka shkelur statutin me vendimin e fundit të Bashës, i cili hapi garën për Forumin Rinor të Partisë Demokratike.

Ky vendim erdhi, pasi për Këlliçin u diskutua se do t’i bashkohet “Foltores” së Berishës.

 “Që ka një arsye mbrapa këtij vendimi, ka. Kanë qenë po ky Forum Rinor, po këta të rinj që kanë qenë në fushatë në çdo qytet të Shqipërisë. Fjala që unë do të merrja pjesë në Foltoren e Berishës qarkullonte prej ditës, ka qenë një vendim i imi personal, i komunikuar edhe me partnerët ndërkombëtarë, nuk ka qenë një surprizë. Në asnjë moment, unë nuk jam kundër zgjedhjeve dhe riorganizimit të Forumit Rinor, i cili është i vonuar, por këtu po tentohet të hiqet vëmendja nga problemi i madh që ka PD. Po krijohet një përçarje e panevojshme në PD.

Para një muaji e gjysmë, unë i kam dorëzuar Bashës dorëheqjen në zyrë. Dorëheqja më është refuzuar në një farë mënyrë. Unë po e them sot këtu, ciklin tim, misionin tim në Forumin Rinor, e kam mbyllur. Unë nuk jam i ngjitur në karrigen e FRPD. Shpallja e tyre është antistatutore. Në asnjë nen statuti nuk i jep kompetencë kryetarit për të çelur garën në një organizatë partnere”, tha Këlliçi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco