Paketa e re fiskale, Toto: Bujqësia sektori më i prekur, ankesat të merren parasysh

Paketa e re fiskale, Toto: Bujqësia sektori më i prekur, ankesat të merren parasysh

20:29, 08/11/2021
A+ Aa A-

Ekspertja fiskaliste Iris Toto, në një intervistë me Skype në Syri Tv, me moderatoren Juli Krisafi në emisionin Ora 19:00, foli për paketën e re fiskale.

Toto thekson se bujqësia është sektori më i prekur nga kjo paketë.

“Drafti i paketës sociale i kaloi Ministrisë së Financave. Bujqësia është sektori që është prekur më shumë nga paketa fiskale. Ne e shohim si një sektor, që duhet që të mbështetet nga shteti e në të gjithë botën seleksionohet sektori i bujqësisë nga shteti.

Edhe ata pak subvencione që janë marrë duket sikur do i kthehen mbrapsht shtetit. Shpresojmë që të gjitha ankesat që janë bërë nga sektori i bujqësisë të merren parasysh. Ministria e Financës nuk mund të ndërhyjë tek procesi i prodhimit. Taksat e konsumit janë prekur më shumë. Në Austri ka ndihmë të madhe ndaj familjeve, nuk është prekur fare konsumi, ulen taksat për të favorizuar konsumin”, u shpreh Toto.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco