VIDEO/ Ja si i përgjigjet Berisha pyetjes pikante në Foltoren e Rinisë

VIDEO/ Ja si i përgjigjet Berisha pyetjes pikante në Foltoren e Rinisë

20:12, 08/11/2021
A+ Aa A-

Lideri historik demokrat, Sali Berisha, postoi një video me një pyetje interesante nga Foltorja e djeshme e Rinisë.

Marie Mano nga GRUD- Grupimi Rinor Universitar Demokrat Shqipëri, Korçë, e pyeti Berishën se çfarë do bëhet për të ardhmen e rinisë.

Cila është shpresa që na jepni ju për të ardhmen pasi ky është shqetësimi më i madh këtu?

Ju siguroj se një program i detajuar do të hartohet nga ju vetë. Kjo e para e qeverisë. Së dyti, ne jemi një parti me trashëgimi dhe një nga arritjet më të mëdha të PD-së në qeveri, unë konsideroj faktin se në vitet 2007 gjer në vitin 2012, popullata në Shqipëri rritej çdo vit. Lëvizja ishte e lirë. Por rritej sepse rinia kishte shpresë. Shkollohej, punësohej. Jo se nuk kishte të papunë. Kishte. Por kishte një fluks të madh investimesh të huaja në Shqipëri. Kompani botërore erdhën në Shqipëri. Mijëra e mijëra të rinj u punësuan.

Gjykoj se një nga detyrat më themelore të një qeverisje është shkollimi dhe përgatitja e të rinjve për tregun e punës. Është krijimi i punës që kërkon themeloren: zbatimin me rigorozitet të konkurrencës së lirë. Kërkon shanse të barabarta. Kërkon edhe taksa të ulëta.

Pra krahas një programi specifik, do të ketë një program të përgjithshëm. Ruzvelt thotë se e ardhmja ndërtohet e sigurt kur ndërton rininë për të ardhmen. Këtë do bëjmë ne. Ky do jetë qëllimi ynë kryesor dhe jam i sigurt se me atë trashëgimi, por edhe me një program shumë herë më të studiuar, ne do ia dalim që rinia shqiptare jo të largohet, por të kthehet në këtë vend për të ndërtuar Shqipërinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco