VIDEO-SYRI TV/ Kongresmenët e SHBA erdhën në Tiranë për afganët

VIDEO-SYRI TV/ Kongresmenët e SHBA erdhën në Tiranë për afganët

19:12, 08/11/2021
A+ Aa A-

Një grup kongresmenësh nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndodhen në Shqipëri, ndërsa kanë zhvilluar takime me kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin aktual të partisë demokratike Lulzim Basha.

Gjatë takimit të kongresmenëve me Kryeministrin Rama ishte e pranishme edhe ambasadorja e SHBA-ve në vendin tonë, Yuri Kim, e cila ngriti dy gishta para kryeministrit shqiptar, veprim i cili ende është i paqartë.

Mbërritjen e kongresmenëve amerikan e bëri te ditur një ditë më parë ambasadorja amerikane në vendin tonë, e cila u shpreh se  ishte: "Kënaqësi të mirëpreste anëtarët e Kongresit të Shteteve të Bashkuara Elissa Slotkin, David Valadao dhe Jake LaTurner në Tiranë”. Në postimin e djeshëm të ambasadës amerikane thuhej se ky delegacion do të kishte diskutime të rëndësishme me udhëheqësit shqiptar.

Por kureshtjen e paralajmëruar nga ambasadorja Kim e shuajti njëra nga kongresmenet, Elissa Slotkin e cila deklaron se Këtë fundjavë, ishte e lumtur që ndodhej në Shqipëri me një delegacion dypartiak të Kongresit për të falënderuar shqiptarët për bujarinë e tyre, për të pritur afganët, të cilët ekipi amerikan i ndihmoi për t’i evakuuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Lali 09/11/2021 03:55

O derdimene me ne krye mashtruesin ordiner ngjela, qe e quan veten llafazan se me avokatin nuk ka lidhje,ju ka mbete mendja tek Amerika. Nje pyetje kam:- cfare ka bere kjo amer. per shqiperine deri me sot?!?! Ne care drejtimi e Kane ndihmuar?! Cfare Kane bere ambasadoret e kesaj amer. ne shqiperi ,pervecse Kane rjepur dhe trazuar politiken shqiptare sikur te ishin zot shtepie?!?! Edhe per kosoven kishin interest e veta strategjike!?.America eshte hegjemoni boterore dhe as nuk I shkon mendja a ka shqiperi apo Jo!? Kjo duket cfare pacavuresh ambas. sjell ne shqiperi.!? Lereni torollakun ngjela te shikoje endra me ameriken ,se ndofta ndonji dite e gradojne roje derrash ne stallen e tom doshit. Shikoni vendin tuaj o budallenj ,dhe mos mbani shprese tek te tjeret qofte kjo dhe Amerika ,se I zoti nxjer gomarin nga balta.Te gjithe duan te xhvasin, ndryshe perse nuk e lejojne bashkimin e kombit?!?!?! Gjithe ballkani ju duhet amerikaneve per bazat ushtarake, per asnji arsye tjeter, per te komanduar edhe kete pjese te varfer te botes, si xhandar I popujve, kete se luan as topi.

Deni09/11/2021 03:49

Ote edhe ju te syrit jeni apo jo ne bina? Po ca afgane more, ja pra per foto sesion ishin, ne aspektin publik. Ne ate praktik, per tu fryre dhe nginjur tek Sofra Ariut, i gjithe keto te jashtmit e tjere.

Shqiptari08/11/2021 20:58

LAJMI ME I MADH: ERDHEN KONGRESMENET NE TIRANE, BENE NGA NJE FOTO DUKE U ZGERDHIRE ME FJALEN "CHEESE", SIC BEN ZDROMSI PLEHU I TIRONES, FALENDERUAN PER STREHIMIN E AFGANEVE SOROSIANE, BENE SHURREN DHE IKEN! POR NJE FALENDERIM MUND TE BEHEJ ME NJE LETER OSE ME NJE E-MAIL ZYRTAR EDHE PA ARDHUR FARE NE TIRANE!!! KONGRESMENET SOROSIANE PO FALENDEROJNE EDVIN RAMEN, JO SIKUR KA STREHUAR DISA SOROSIANE, PA PJERDHUR FARE POPULLIN SHQIPTAR, QE I KA LENE PA BREKE FARE, POR SIKUR KA CLIRUAR AFGANISTANIN PAS 20 VJET LUFTE!

Shto koment

Denonco