Hipokrizia e Bashës/ Mbështeti borxhin e Ramës, tani ngre zërin në Kuvend

Hipokrizia e Bashës/ Mbështeti borxhin e Ramës, tani ngre zërin në Kuvend

18:47, 08/11/2021
A+ Aa A-

Lulzim Basha tregoi hipokrizinë e tij, pasi mbështeti me votë borxhin e qeverisë së Ramës. Duke folur sot në Kuvend, ai tha se Rama ka marrë borxh më shumë se të gjitha qeveritë së bashku nga viti 1991 deri në 2013-tën.

Sipas tij, këto miliarda borxh shkuan për një grusht njerëzish që sipas tij janë të lidhur me kryeministrin.

“Sepse në 8 vite, edhe pse ka rritur taksat, Edi Rama ka marrë borxh sa të gjitha qeveritë e Shqipërisë së bashku, nga 1991 deri në 2013-ën, miliarda euro borxh në emër të shqiptarëve, të cilat nuk u kthyen në mirëqenie për familjet e thjeshta, as nuk shkuan për një sistem arsimor më të mirë, as për një sistem shëndetësor më cilësor, as në mbështetje për blegtorët dhe fermerët, as në rroga më të larta, as për pensione dinjitoze për të moshuarit tanë.

Miliarda euro borxh në emër të shqiptarëve, edhe njëherë sa të gjitha qeveritë të marra bashkë nga 1991 deri në 2013-ën, që nuk shkuan për qytetarët dhe as nuk e bën dot Shqipërinë një vend më të jetueshëm, por e kthyen në një vend që konkurron me shtetet në luftë civile për numrin e azilkërkuesve në Europë, në raport me popullsinë. Po ku shkuan këto miliarda euro boxh?

Përgjigjja është e thjeshtë. Në këtë shtet të cilësuar si i kapur nga korrupsioni nga “Transparency International”, të cilin Departamenti Amerikan i Shtetit  e rendit si vendin më të korruptuar në rajon dhe në Europë, këto miliarda euro borxh të marra në emër të shqiptarëve shkuan për një grusht të vogël njerëzish, të lidhur ngushtë me këtë që është ulur këtu mbrapa, që e mjelin shtetin e shqiptarëve si doktorë shkencash, edhe pse nuk kanë diplomë nga akademia e barinjëve me të cilën tallen për të mbuluar dështimin në sektorin e bujqësisë".

Basha u shpreh po ashtu se 50% e shqiptarëve jetojnë me rrezikun e varfërisë, duke shtuar se kjo babëzi për pushtet ka bërë që të eksportojmë shqiptarë, e të importojmë hallexhinj, nga cepat më të largët të botës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco