Sondazhi i Bollinos/ Edhe portalet e Ramës nuk e shpëtojnë më Bashën

Sondazhi i Bollinos/ Edhe portalet e Ramës nuk e shpëtojnë më Bashën

23:01, 07/11/2021
A+ Aa A-

Thuajse të gjitha mediat pranë kryeministrit Edi Rama janë në mbështetje të kryetarit në detyrë të PD, Lulzim Basha. 

Nisja e 'Foltores' nga Sali Berisha shqetësoi kreun e qeverisë dhe ky i fundit menjëherë organizoi arsenalin e tij mediatik të mbrojtje të Bashës. 

Mirëpo siç duket makineria mediatike nuk arrin të kontrollojë gjithçka dhe si rrjedhojë diku "do të fusë ujë". 

I tillë është edhe sondazhi i Shqiptarja.com, media e Carlo Bollinos, mikut për kokë të Edi Ramës. 

Në anketën online të portalit të Bollinos, pyetjes se: 'Kush mendoni se do ta fitojë betejën brenda PD-së'? - 60% janë përgjigjur: Sali Berisha! 30%: Lulzim Basha dhe 10% nuk kanë mendim. 

Pra, Bashën nuk e shpëtojnë dot më as mediat e Ramës pavarësisht investimit personal të tij prej dy muajsh. 

Ndoshta shpëtim për Bashë do të jetë vullneti dhe verdikti i demokratëve në Kuvendin Kombëtar të 11 dhjetorit të cilët siç edhe kanë paralajmëruar do ta zhveshin atë nga çdo funksion drejtues në PD.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

sondazhisti (vellai i patronazhistit)08/11/2021 10:14

Po s'luhet keshtu me perqindje moj naçe, mas e ulni çmimin edhe ju tash!!!! 12 vete kane thanë fiton Berisha 6 vete kane thanë fiton Basha 2 vete kanë thanë s'dimë gja. Totali 20 vetë Me u pas pergjigje nja 10 mijë vete te pakten mireboll, por 20 vetë e quni sondazh!!!!!!

TeT07/11/2021 23:47

Ta mare kush te doj pd. Ajo ka mar fund.

Shto koment

Denonco