Çfarë do të ndodhë në Kuvendin Kombëtar? Berisha: Ka të gjithë fuqinë ta shkarkojë kryetarin...

Çfarë do të ndodhë në Kuvendin Kombëtar? Berisha: Ka të gjithë fuqinë ta shkarkojë kryetarin...

22:31, 07/11/2021
A+ Aa A-

Ish-kryeministri Sali Berisha, gjatë fjalës së mbajtur përpara rinisë së Tiranës në Foltoren e radhës, u pyet se çfarë do të ndodhë në Kuvendin Kombëtar, që do të mbahet më datë 11 dhjetor.

Berisha u shpreh se Kuvendi Kombëtar ka të gjithë fuqinë që të shkarkojë kryetarin.

Menada, drejtuese e FRPD: Zoti Berisha, rinisë i ka humbur shpresa. Shpresën e vetme e ka tek Kuvendi Kombëtar më datë 11 dhjetor. Pyetja ime është: Çfarë do të ndodhë në këtë Kuvend dhe a do t’i shqyrtojë ky Kuvend vendimet e fundit të Bashës, për pjesën e FRPD-së dhe LDG-së.

Sali Berisha: Ju garantoj se Kuvendi, ka qëllimin më madhor rikthimin e PD nëpërmjet normave të qarta në shtëpinë e lirisë. Kuvendi do të sanksionojë nene, në të cilat kurrë kryetari, cilido qoftë ai, nuk do guxojë të shkelë normat statutore, sepse me ligj do të konsiderohet i shkarkuar.

Kryetari kurrë nuk do të guxojë të cenojë organizatat partnere dhe të sillet si padron i tyre. Kuvendi ka të gjitha fuqitë të shkarkimit të kryetarit dhe çdo fuqi tjetër, por Kuvendi duhet t’i japë përgjigje të parë ndryshimeve të thella statutore dhe meqenëse kryetari është zgjedhur me votën e anëtarësisë, shkarkimi i Bashës, përveçse nga Kuvendi, duhet të bëhet edhe me votën tuaj, në mbarë Shqipërinë. Unë nuk do kundërshtoj verdiktin tuaj, qëllimi kryesor është që vota juaj të jetë e vërtetë dhe e lirë, siç e meritoni ju.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco