VIDEO/ Basha nuk pranon pyetje: Koha e Sali Berishës ka mbaruar

VIDEO/ Basha nuk pranon pyetje: Koha e Sali Berishës ka mbaruar

17:55, 07/11/2021
A+ Aa A-

Kreu aktual i PD-së Lulzim Basha ka dalë mbërëmjen e sotme dhe në një deklaratë të shkurtër për mediat ka sulmuar ‘Foltoren’ dhe takimin e sotëm të Sali Berishës me rininë.

Basha u shpreh se koha e Sali Berishës ka mbaruar dhe bashkë me të edhe koha e mandateve të skaduara.

‘Koha e Sali Berishës ka mbaruar. Bashkë me të ka mbaruar edhe koha e mandateve të skaduara dhe përdorimit të PD-së dhe forumeve të saj për interesa personale.

Asgjë dhe askush nuk do ta kthejë PD-në në një bunker për interesat personale të Sali Berishës.

Partia Demokratike ka lindur si një aspiratë e popullit shqiptar për liri dhe demokraci, dhe është shpresa e shqiptarëve për të zgjidhur hallet e tyre të shumta. Dhe halli me i madh i shqiptarëve sot është regjimi i Edi Ramës

Prej javësh, me zdërhalljet e tij Sali Berisha është kthyer në një tub oksigjeni për regjimin e Edi Rames. Unë jam i vendosur t’ia këpus këtë edhe këtë tub oksigjeni për regjimin Edi Ramës’, - deklaroi Lulzim Basha gjatë deklaratës 1 minutëshe me gazetarët nga selia e PD.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Edri07/11/2021 22:08

Sa me shum afrohet dita e kuvendit dhe sa her qe ju dilni ne intervista pas foltores te bazes demokratike kerkoj ndjes per fijalorin qe do perdor por ju keni qen dhe vazhdoni ta tregoni veten tuaj nje lolo dhe beni sikur nuk ka ndodhur gje por me plot goj ju them se jeni nje kukull e vetme qe i jepni oksigjen qeveris Nuk mundeni ju te beni opozit kur nuk te do baza e partis dhe ju e dini me mir se une

Vezhguesi07/11/2021 21:56

Po të bëhej fjalë për Tërheqje Litari ti Lul je më vital, por për fuqi mendimi, karakteri dhe politikëbërje je shuuumë posht krahasuar me të afërt në moshë , ndërsa me akademikun SB nuk krahasohesh. E pëlqej debatin foltor por jo antagonizmin sepse mban gjallë prushin e përçarjes dhe veç dëm do kemi.

Patrioti I Gushtit07/11/2021 20:25

Deri tani nuk kam besuar qe ky lider I lidhur te shkoje kaq larg. O Zoteri, nese kohe e Berishes paska mbaruar sipas teje o i sojit alla franga I Prinder 1 dhe Prinder 2, po koha koha kur lindur Zotrote. Nese, sipas, modelit te flokeve tuaja koha e krenarise kombetare-Berisha paska perfunduar per mendjen tende, e jotja atehere eshte neate bote. Sinqerisht je degraduar politikisht. Ne demokratet e vertete nuk e dime qellimin dhe aghenden tende, por nje gje dime qe je me politikani pa bosht por me bisht ne PD.

Leonsio07/11/2021 20:21

Shikojani fytyren e ketij maskarai , kuptohet qarte qe eshte ne ditet e tij me te keqija dhe akoma me keq do behet nese nuk jep doreheqjen ...

Leonsio07/11/2021 20:18

Ti paske qene kryemaskarai i ketij vendi , kryemosmirenjohes , kryebashkepuntor i Rames , kryetradhetar i interesave te demokrateve , kryemashtrues ... etj. , fundi jot dhe i atyre qe te vijne pas do jete 11 Dhjetori ... çohuni ne kembe demokrate qe te ahpoerim kete maskara ... fitore ...

Piro07/11/2021 18:24

Pse nuk u beni thirje gazetareve te bojkotojne konferencat e shtypit te ketij lideri komunist ?

N07/11/2021 18:21

As ti vetë nuk i beson ato qe thua o Lul që nuk u bërë Lider kurrë.Hap krahun sa je akoma në kohë.

Korabi07/11/2021 18:15

Ti do te keputish oksigjenin Dr.Berishes?Dile more burre, te ka bere kerkes Njesia 7 -te ,ka nje muaje me zi po te presim ,merr perforcim dhe Gazin , Rushken e grita sumen .Po te tregojm kujt i eshte nderprer oksigjeni.Hajde para dates 11 Dhjetor se pase kesaj date ,ase ne zyre nuk del me.Nuk punojm per kunati e per firmat piramidale te xhafe komunistit

Shto koment

Denonco