Anëtari i Kryesisë së FRPD-së Ermir Gjeta, në një intervistë në Edicionin e Pasdites në Syri Tv, foli për Foltoren dhe atë që po ndodh në PD.
Gjeta theksoi se Basha do të shkarkohet më datë 11 dhjetor, duke shtuar se “Foltorja” e Sali Berishës është e vetmja shpresë për shqiptarët.
“Basha nuk respekton asnjë statut, vendimet e tij janë nul. Ne jemi të hapur të bëjmë zgjedhje sipas statusit. 99 përqind e FRPD mbështet Foltoren. FRPD do të bashkëpunojë me PD. Basha do të shkarkohet më 11 dhjetor.
Ne duam të drejtohemi nga Berisha, sepse ish-kryeministri është lideri i vërtetë në Partinë Demokratike.
Foltorja është e vetmja shpresë për shqiptarët. Foltorja është i vetmi institucion që i ka dhënë shpresë rinisë dhe të gjithë shqiptarëve.
FRPD duhet që të riformatohet. Ne duam që të bëjmë edhe anëtarësime të reja. Mbështetja e rinisë për PD dhe për rininë është shumë e madhe”, u shpreh Gjeta.
© SYRI.net