Kongresmenët letër Biden: Vuçiç të shpallet ‘non grata’, Serbia po rrezikon Ballkanin

Kongresmenët letër Biden: Vuçiç të shpallet ‘non grata’, Serbia po rrezikon Ballkanin

15:25, 07/11/2021
A+ Aa A-

Shtatë Kongresmenë në SHBA i kanë dërguar një letër Presidentit Joe Biden ku i bëjnë thirrje të ndërhyjë për situatën politike dhe korrupsionin e lartë në Serbi.

Sipas tyre kjo mund të ketë ndikim në Ballkanin Perëndimor dhe gjithë Evropën ndaj kërkojnë që të veprohet me ligjin për shpalljen ‘non grata’ të personave që rrezikojnë stabilitetin e rajonit.

‘Raportet tregojnë se Presidenti Vuçiç e ka thelluar korrupsionin në Serbi, duke përdorur krizën e COVID-19 si justifikim për shpenzimet e qeverisë’, thuhet në letrën e dërguar Presidentit të SHBA më 5 nëntor.

Kongresmenët nënvizojnë se mediat pranë qeverisë kanë marrëdhënie të ndërsjellë duke i shërbyer pushtetit dhe përfituar financiarisht nga ana tjetër.

‘Ne besojmë që SHBA duhet të ndërmarrë veprime për të mbrapsur korrupsionin dhe sulmet ndaj lirisë së medias në Serbi’, thuhet nga kongresmenët.

Në letër përmendet fakti se televizioni i madh privat në Serbi, Pink TV gjatë viteve 2014-2016 ka marrë të paktën 7 milionë euro hua nga qeveria dhe ky televizion e ka favorizuar dukshëm Vuçiç gjatë fushatës zgjedhore.

Kjo situatë, thonë kongresmenët, dëmton normat e demokracisë, u mbyll gojën kritikëve dhe fuqizon personat e korruptuar.

Për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare që Serbia pritet të mbajë në pranverë, ligjvënësit amerikanë i kërkojnë Biden që të sigurohet që procesi të jetë i lirë dhe i ndershme përfshirë fushatën dhe procesin e votimit.

 ‘Për të pasur një të ardhme më optimiste, ne besojmë se veprime të mëtejshme diplomatike nga SHBA dhe aleatët Evropian, është vendimtare për të garantuar se Serbia mund të jetë efektive në zbatimin e reformave demokratike. Kjo do të sjellë përmirësim të marrëdhënieve mes shteteve në Ballkanin Perëndimor përfshirë Kosovën’, shprehen kongresmenët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Patrioti07/11/2021 17:47

Po me mikun e tij, vëllain që e ka aq për zemër, rilindasin më të dhj*rë çfarë do të bëhet? Efekti domino do ta marrë edhe këtë apo jo?

Vendi yne07/11/2021 16:21

Poshte vucic poshte serial

Shto koment

Denonco