Berisha: Basha sillet sikur është shkolluar në Korenë e Veriut, kyçet në zyrë dhe jep urdhra

Berisha: Basha sillet sikur është shkolluar në Korenë e Veriut, kyçet në zyrë dhe jep urdhra

12:48, 07/11/2021
A+ Aa A-

Lideri historik i PD-së Sali Berisha ka reaguar ashpër ndaj vendimit të kreut aktual, Lulzim Basha për nisjen e procesit zgjedhor për zgjedhjen e drejtuesve të rinj në forumin e gruas dhe atë të të rinjve.

Sipas Berishës, Basha ka frikë nga anëtarësia e partisë dhe i mbyllur në zyrë jep urdhra për uzurpimin e FRPD dhe LDG.

‘Peng kryetari ka humbur çdo lloj morali dhe se fundmi është sulur ndaj organizatës së të rinjve dhe grave, në një hakmarrje primitive. Vendi i tij, po të ishte burrë duhet të ishte para jush. Duhet të ishte këtu në një debat të hapur.

Por i kyçur në zyrën e tij jep urdhra me telefon për uzurpimin e FRPD dhe Lidhjes së Grave. Forumi ka drejtuesit e tij, statutin e tij. Ai nuk është pronë e askujt, por tërësi e idealeve më fisnike. Askush nga ju nuk është kundër zbatimit të statutit, askush nuk është kundë proceseve zgjedhore, por ato janë kompetencë ekskluzive e juaja.

Do të jeni ju që organizoni procesin zgjedhor dhe zgjidhni drejtuesit. Kryetarin e ka kapur një frikë e tmerr nga anëtarësia e partisë. Është krejtësisht i pashpresë. Ftojeni në debat, të mos fshihet dhe të mësojë nga ju ABC e demokracisë. Po sillet sikur është shkolluar në Korenë e Veriut’,- deklaroi Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco