Berisha: Dy problemet kryesore të Shqipërisë janë Rama dhe Basha

Berisha: Dy problemet kryesore të Shqipërisë janë Rama dhe Basha

12:45, 07/11/2021
A+ Aa A-

Lideri historik i PD-së, Sali Berisha po zhvillon ‘Foltoren e rinisë’ ku mijëra të rinj i janë bashkuar në takimin që po zhvillohet tek Akademia e Arteve.

Gjatë fjalës së tij, lideri historik Sali Berisha deklaroi se përveç Ramës, problemi tjetër i Shqipërisë është Lulzim Basha.

‘Sot dy janë problemet madhore të Shqipërisë. Shpresë vrasësi apo kreu i meduzës, Edi Rama dhe shpresshuesi, pengu i tij Lulzim Basha, i cili i marrë peng me çdo lloj vendimi që i dikton pengmarrësi. Koha ju ka thirrur në këtë betejë. Është historike për kombin çmontimi i narkoshtetit.

Çdo ditë të rinjtë largohen nga ky vend, në fakt largohet e ardhmja. Të ardhmen e ndërtojë të rinjtë. Le të rikthehemi të bëjmë gjithçka për të rikthyer shpresën tek çdo shqiptar, për një shkollim më të mirë, punësim më të mirë.

Sot nga 16 deri në 24 vjeç papunësia e vajzave është 74 për qind, e djemve 56 për qind. Vajzat dhe djemtë nuk gjejnë punë, veç se rrugëve të Europës. Por ju siguroj se Shqipëria ka plot punë nëse nuk vidhet dhe sundohet nga narkokrimi’, tha gjatë fjalës së tij, lideri historik i PD-së Sali Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco