Babai i kreut të PDK, Krasniqi: Ja pse Rama është i dashuruar me ‘Vëllazërinë sllave’

Babai i kreut të PDK, Krasniqi: Ja pse Rama është i dashuruar me ‘Vëllazërinë sllave’

13:08, 06/11/2021
A+ Aa A-

Kohët e fundit, emra të njohur publik në Kosovë po denoncojnë me forcë lidhjen okulte të kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç.

Nga habia që është shprehur deri më tani për këtë lidhje “të çuditshme” e cila dobëson pozicionin e Kosovës përballë Serbisë dhe në arenën ndërkombëtare, zëra të njohur po hedhin edhe dyshime për rolin e Edi Ramës në gjithë këtë histori, prapa së cilës çdo ditë e më shumë po shihet kristalizimi i “Botës serbe”, që nënkupton rikthimin e hegjemonisë së tyre në Ballkan.

Shfaqja e relaksuar e fundit e Edi Ramës në Beograd, duke pirë verë serbe në një tavolinë 100% sllave, si dhe këmbëngulja e tij për “Ballkanin e Hapur”, edhe pa pjesëmarrjen e shumicës së shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe veçanërisht Kosovës, ka ngjallur një valë reagimesh të forta në Kosovë dhe në Shqipëri.

Në këtë kontekst gazetari dhe publicisti i njohur Milazim Krasniqi, i cili është edhe baba i kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi, nëpërmjet një shënimi të shkurtër në faqen e tij në FB, shpjegon “dashurinë e madhe” të Edi Ramës ndaj “vëllazërisë sllave” të Ballkanit dhe posaçërisht serbëve.

Postimi i plotë i gazetarit Milaim Krasniqit

Shqipëria staliniste i ka dashur shumë vëllezërit sllavë. Edi Rama e përfaqëson denjësisht pikërisht atë Shqipëri. Edi Rama fiton zgjedhjet në Shqipëri (edhe duke manipuluar) sepse shumë shqiptarë në Shqipëri nuk janë çliruar ende nga ideologjia e vëllazërisë sllave. E pra, Stalini në një bisedë me Kardelin e Popoviqin, për shqiptarët ka thënë: “Po, ata mund të jenë besnikë si puna e qenit. Ky është një tipar dallues i popujve primitivë”. Ta duash atë që të urren e të fyen, është urrejtje ndaj vetes

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku06/11/2021 15:31

Dikush ka parashikuar zgjedhje të parakohëshme në Shqipëri brenda pranverës 2022, pa Edvin Dramën, për dramën që po i përgatit popullit shqiptar në favor të sërbëve….por kush i hap varrin popullit të vet bie vetë brenda… me doemos… brenda Pranverës 2022. Mos harroni !!!

Shto koment

Denonco