LSI çon në Kuvend projektligjin për abuzuesit, Xhixho: Të krijohet regjistri i krimeve seksuale

LSI çon në Kuvend projektligjin për abuzuesit, Xhixho: Të krijohet regjistri i krimeve seksuale

11:45, 06/11/2021
A+ Aa A-

Lëvizja Socialiste për Integrim depozitoi në Kuvend, një projektligj që synon të mbrojë individët nga dhuna seksuale. Deputetja e LSI, Erisa Xhixho u shpreh se  ky projektligj synon krijimin e një regjistri për të dënuarit për krime seksuale. 

Nga SYRI TV.

Pas ngjarjeve të fundit në vend, ku  vajza të mitura kanë rënë pre e abuzimeve seksuale, Lëvizja Socialiste për Integrim, depozitoi në Kuvend,  një projektligj për  regjistrimin e krimeve  seksuale. Deputetja e LSI,  Erisa Xhixho,si një nga nismëtaret,u shpreh se hartimi i këtij projektligji është diktuar nga nevoja për krijimin e një mekanizmi ligjor-institucional efektiv, parandalues për mbrojtjen e fëmijëve, të rinjve, grave, nga abuzuesit. 

Xhixho tha: “Dje dorëzova në Kuvend projekt-ligjin për Regjistrin e Krimeve Seksuale në bashkëpunim me CRCA/ECPAT Shqipëri. Miratimi i tij zgjidh një herë e mirë regjistrimin e çdo grabitqari seksual dhe mbrojtjen e fëmijëve e grave nga dhuna seksuale, krijimi i Regjistrit Kombëtar për të Dënuarit për Krime Seksuale duhet të jetë një instrument i shtetit shqiptar për të luftuar dhe parandaluar krimet seksuale.”

Deputetja e LSI  bëri me dije se projekt-ligji ka për qëllim përgatitjen e organeve shtetërore për të mbrojtur çdo individ nga dhuna dhe shfrytëzimi seksual, duke siguruar që Regjistri të jetë një mjet efektiv për të identifikuar vendndodhjen e të dënuarëve për krime seksuale dhe monitorimin i aktivitetit të tyre.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco