Dëshmia e fortë e ish-Drejtorit të Inteligjencës në SHBA: Nuk kam parë prova për Berishën!

Dëshmia e fortë e ish-Drejtorit të Inteligjencës në SHBA: Nuk kam parë prova për Berishën!

11:20, 06/11/2021
A+ Aa A-

Në shkrimin e Ambasadori Richard Grenell, të publikuar në faqen e Qendrës Amerikane për Ligj dhe Drejtësi ka një informacion të dorës së parë, për çështjen “Blinken-Berisha”.

Grenell, pasi këmbëngul se Sekretari i Shtetit nuk ka mundur deri më tani që të paraqesë asnjë provë që vërteton arsyen reale të shpalljes së ish-presidentit dhe ish-kryeministrit të Shqipërisë “person non grata”, në vetën e parë, dëshmon se kur ka qenë vetëm një vit më parë në postin e kreut të Shërbimeve të Inteligjente të SHBA, ai nuk ka parë asnjë “letër” që do të implikonte Berishën.

“Sekretari Blinken duhet të sigurojë provat e tij mbështetëse nëse Kongresi dhe populli amerikan do të kenë ndonjë besim në kompetencat e Biden në skenën botërore. Është koha që Kongresi të kërkojë provat për sanksionet shqiptare, që Blinken tha se i kishte. Unë personalisht nuk i kam parë kurrë dhe jam përqendruar në çështjet e Ballkanit si drejtor në detyrë i Inteligjencës Kombëtare”, dëshmon ish-Nr.1 i shërbimeve inteligjente amerikane, Grenell.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco