Grenell: Nuk është paraqitur asnjë evidencë kundër Berishës

Grenell: Nuk është paraqitur asnjë evidencë kundër Berishës

10:30, 06/11/2021
A+ Aa A-

Ambasadori Richard Grenell, i njohur edhe si ministri në hije i republikanëve për DASH, ka publikuar një shkrim të fortë në faqen e Qendrës Amerikane për Ligj dhe Drejtësi.

Grenell shkruan se vendimi i Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha nuk është bazuar në prova.

“Aktualisht e vetmja provë që dimë ne është kundërshtimi i vendosur i Berishës ndaj ndërhyrjes politike të Soros, të cilin Berisha e ka denoncuar për anashkalim të sundimit të ligjit dhe për ndikim informal në të gjithë rajonin e Ballkanit. Vetë zoti Berisha në vitin 2017 u bëri thirrje qeverive të mëdha të hetonin rolin e Soros në politikën rajonale dhe shkoi aq larg sa të inkurajonte të tjerët që ta shpallnin Sorosin ‘non grata’.

Berisha ka përvojë personale me Sorosin që në ditët më të hershme që datojnë 30 vjet më parë. Të dy kishin kërkuar të punonin së bashku për të zhvilluar një shoqëri civile të pavarur; megjithatë në sytë e Berishës, Soros thjesht po krijonte një strehë të sigurt burokratike për mbështetësit e ish-diktaturës komuniste. Vitet themelore të tensionuara të demokracisë shqiptare kanë galvanizuar këndvështrimin e Berishës, i cili ka shkuar aq larg sa të pohojë se ‘George Soros është një armik i ashpër i maskuar i vlerave që ne besojmë dhe ndajmë’,” shkruan Grenell.

“Kongresmeni Lee Zeldin, anëtar i Komisionit të Punëve të Jashtme në Kongresin Amerikan, kohët e fundit u përball me Sekretarin Blinken për sanksionimin e papritur ndaj Berishës. Sekretari Blinken përcolli pak besim kur iu kërkua justifikim, duke thënë “nuk kam asgjë për të ndarë”. Ndërsa Blinken ishte i paqartë në vazhdimësi ndaj Komisionit, duke mos dorëzuar asnjë informacion apo provë,” shkruan Grenell.

“Sekretari Blinken tani do të përballet me një sfidë të re ndaj autoritetit të tij në formën e gjykatave ndërkombëtare. Javën e kaluar, Gjykata Korrektuese e Parisit njoftoi se do të dëgjonte Berishën dhe pretendimin e tij se Blinken ka shpifur ndaj reputacionit të tij duke e shpallur atë person non-grata,” vijon ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco