Nga Gent Strazimiri
FRPD është kocka që të ngec në fyt!
FRPD nuk është as seksion, as degë e aq më pak aneks i Partisë Demokratike!
FRPD është organizatë partnere e PD, me një Statut të vetin, struktura drejtuese të vetat, Kuvend të vetin, ç'ka sanksionohet në Statutet e te dyja organizatave.
FRPD është anëtare në organizatat më prestigjoze politike rinore ndërkombëtare, si organizatë poltike rinore në të drejtën e saj.
FRPD i cakton vetë delegatët në kuvendin e PD, madje edhe kandidaturat për në Këshillin Kombëtar të PD!
Për ta ilustruar: Kryetari i PD shpall procesin zgjedhor apo cakton grup pune për FRPD, aq sa Kryetari i FRPD shpall procesin zgjedhor në PD dhe me këtë rast shpall edhe një "grup pune" që ta mbikqyrë...
Një aventure të tillë, i hyn vetëm një hajvan që s'e ka idenë e historikut të Partisë Demokratike dhe aq më pak të FRPD, që ka rezultuar "derë që s'duhet çel"...
Ta thotë dikush që në FRPD ka milituar nga anëtar i thjeshtë e deri në privilegjin për ta drejtuar nga 20 shkurti 1998 - 8 prill 2000.
© SYRI.net