Ambasadori Richard Grenell ka publikuar një analizë në faqen e Qendrës Amerikane për Ligj dhe Drejtësi, ku thekson se nuk ka asnjë provë ndaj vendimit të DASH për Sali Berishën.
Më tej Grenell thekson se Blinken po vepron si agjent i Soros në Ballkan.
“Administrata e Biden është kalamendur sërish duke krijuar një tjetër fiasko ndërkombëtare, këtë herë është Sekretari i Shtetit Blinken që kryeson akuzën për ndërhyrje në politikat zgjedhore, duke e përqendruar vëmendjen e tij te ish-presidenti i Shqipërisë, Sali Berisha. Për ata që nuk e njohin politikën ballkanike, zoti Berisha është një njeri me një të kaluar dinamike, një kundërshtar i vendosur i komunizmit, themelues i Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe mik i Amerikës.
Pas një karriere të gjatë për të rikthyer Shqipërinë në dritë pas shtypjes komuniste, zoti Berisha është tërhequr kryesisht nga pjesëmarrja e drejtpërdrejtë në politikë, duke preferuar të ndihmojë në promovimin e konservatorëve me të njëjtat mendime dhe politika anti-socialiste.
Por Sekretari Blinken tronditi rajonin në maj duke shpallur sanksione udhëtimi, në dukje të pabaza, kundër zotit Berisha dhe familjes së tij të ngushtë, duke i ndaluar hyrjen në SHBA,” shkruan Grenell.
Më tej ai thekson se edhe pse kongresmeni Lee Zeldin ka kërkuar prova për këtë vendim, Blinken nuk ka ofruar asgjë.
“Aktualisht e vetmja provë që dimë ne është kundërshtimi i vendosur i Berishës ndaj ndërhyrjes politike të Soros, të cilin Berisha e ka denoncuar për anashkalim të sundimit të ligjit dhe për ndikim informal në të gjithë rajonin e Ballkanit,” thekson Grenell.
Më tej Grenell shkruan se ai vetë nuk ka parë asnjë provë të tillë, edhe pse ka qenë drejtues i Inteligjencës Kombëtare amerikane. Nëse ka ndonjë të tillë, Grenell thotë se Blinken duhet t’i drejtohet Kongresit.
“Është koha që Kongresi të kërkojë provat për sanksionet shqiptare, që Blinken tha se i kishte. Unë personalisht nuk i kam parë kurrë dhe jam përqendruar në çështjet e Ballkanit si drejtor në detyrë i Inteligjencës Kombëtare”.
© SYRI.net
Ku eshte fshehur avokat adhamudhi que mer informacione nga"FBI".Ka 3vjet reforma ,reforma,prisni dhe dy muaj ,prisni se do behet nami.Eshte kthyer ne nje batakçi. Jane si dy motra me Frok Çupin,agjentin UDB. Kokra e mashtruesit
Te haje m.. Basha me laperet që nuk shkojne ne banjo Paterson lejen e asaj mellenjes