Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Gazment Bardhi, Agron Gjekmarkaj... Deputetët e PD në lokal luksoz në Milano, u shkon fatura e kripur

Gazment Bardhi, Agron Gjekmarkaj... Deputetët e PD në lokal luksoz në Milano, u shkon fatura e kripur

00:48, 06/11/2021
A+ Aa A-

Një grup deputetësh të Partisë Demokratike kanë vizituar Milanon, qyteti më i shtrenjtë në Italinë e Veriut dhe njëherazi kryeqendra europiane e modës. 

Në krye të deputetëve demokratë është Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi. 

Bashkë me Gazment Bardhin, në fotot e publikuara në internet ndodhet edhe deputeti i Lezhës, Agron Gjekmarkaj (mban maskë), ai i Lushnjes, Saimir Korreshi, deputeti i Kukësit Flamur Hoxha, i Matit, Kreshnik Çollaku si dhe deputeti i Devollit, Bledjon Nallbati

Ata janë fotografuar nga një shqiptar rezident atje, në një prej lokaleve më të shtrenjta të Milanos i cili në fotot e dërguara në redaksinë e JOQ shkruan se vetëm fatura e pijeve që konsumuan deputetët shkoi 250 euro.

Me rastin e kësaj vizite deputetët nuk kanë harruar të bëjnë edhe shoping, te dyqanet e shtrenjta të Zara-s në Milano

Mësohet se deputetët kanë udhëtuar këtë të premte drejt Italisë, nisur nga fakti që ata munguan gjatë punimeve në komisionet parlamentare ditën e sotme. 

Nuk dihen arsyet e vizitës së deputetëve demokratë me Gazment Bardhin në krye, në Itali, ndërsa zyrtarisht nga PD nuk ka ndonjë njoftim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Besnik06/11/2021 08:12

Me nuk na del llogaria ne fund te muajit kurse keto njesoj si te PS ,250 euro vetem pijet ne Milano.Perse nuk jep njoftim PD perse Kane shkuara dhe me leket e kujt po udhetojne. Ngrihu o popull meri perpara keta legena se vetem per ju nuk mendojne.

Ben06/11/2021 07:56

Pakan pire 5 burra 250 euro pije dhe qeka per tu çudit shume! Filluat edhe ju duke i çuar patronazhistat deri ne Milano! Turp!

sa fare 06/11/2021 01:43

po 50 euro per njeri nuk eshte cudi , apo nje cante ne zara ketoshpenzime i ben dhe nje qe ka rogen 50000 lek jo keta . Ku eshte e kripura ketu aman se na cuditet , nuk ka te beje me kripen e nusretit te ballukut

Shto koment

Denonco