Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Dosja 'Partizani' dhe 'Partizanët' në SPAK

‘Shkrirja e FRPD’/ 'Shpërthen' Vokshi: Askush, as Kryetari i PD, nuk ju merr dot vendimmarrjen

‘Shkrirja e FRPD’/ 'Shpërthen' Vokshi: Askush, as Kryetari i PD, nuk ju merr dot vendimmarrjen

22:39, 05/11/2021
A+ Aa A-

Deputetja dhe kryetarja e LDGSH Albana Vokshi ka reaguar ashpër pas lajmit se Basha ka vendosur të shkrijë strukturat e FRPD dhe ti çojë ato drejt rivotimit.

Vokshi ka theksuar se në këto momente të vështira, Partia Demokratike ka nevojë për demokraci, jo arbitraritet!

‘Organizatat Partnere të Partisë Demokratike, LDGSH dhe FRPD, janë forume që organizohen dhe drejtohen në bazë të Statutit të tyre. Askush, as Kryetari i PD, nuk ju merr dot vendimmarrjen’, shkruan Vokshi në Facebook.

Postimi i plotë i Albana Vokshit:

Partia Demokratike ka nevojë për demokraci, jo arbitraritet!

Statuti i Partisë është i qartë: vendim-marrja e brendshme nuk lihet në një dorë. Përkundrazi, ajo është e shpërndarë mes një sërë organesh dhe drejtuesve të ndryshëm.

Organizatat Partnere të Partisë Demokratike, LDGSH dhe FRPD, janë forume që organizohen dhe drejtohen në bazë të Statutit të tyre. Askush, as Kryetari i PD, nuk ju merr dot vendimmarrjen.

Asnjë organ,  asnjë funksionar nuk mund të uzurpojë pushtetin që statuti ja njeh një forumi, organi apo funksionari tjetër.

Vecanërisht në situata debati apo përplasjesh të brendshme, inati,  hakmarrja, intrigat nuk duhet të  prevalojnë ndaj statutit.

Përkundër, Statuti është vendimtar dhe mbi të gjitha ceshtjet e mbi te gjithë.

Pas 31 vjetësh, cdo demokrat është në mision, për t’u bashkuar për të ringritur partinë nëpërmjet fuqizimit të anëtarësisë, forcimit të demokracisë të brendshme, respektimit të  fjalës dhe mendimit të lirë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

DEMOKRATI05/11/2021 23:20

LULZIM ARTISTI ESHTE SIVLLAU I EDVIN RAMES DHE PARTNERI SEKSUAL POLITIK I TIJ! EDHE EDVINI E SHKRIU FRESSH TAMAM SI NJE AKULLORE!! KETE KERKOI DHE TENTOI PATURPESISHT QE TE BEJE EDHE LULUSHI, POR T'I HAJE MUTIN FRPDSH, LDGSH DHE VETE PD!!! NE 11 DHJETOR LULUSHI DO TE PIRDHET NGA DRITARJA E PD ME GJITHE CETEN E GAZRAVE, GRIDAREVE, SALIJANJEVE HAJDUTE KASETOFONASH DHE ENKELEJDAVE BYTHEPERDREDHUR!! PAS 11 DHJETORIT DO TE SHIKONI SE SI DO TE TALLI BYTHEN EDVINI ME LULUSHIN ARTIST!!! DUHET VENDOSUR NE STATUTIN E PD QE KUVENDI KOMBETAR KA TE DREJTE QE TE PERJASHTOJE NGA PD ATA QE TENTOJNE TA SHKATERROJNE PD DHE T'IU HIQEN MANDATET E DEPUTETEVE ME REFERENDUM NE ZONAT KU JANE ZGJEDHUR NGA ANTARESIA E PD!

Shto koment

Denonco