Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Dosja 'Partizani' dhe 'Partizanët' në SPAK

VIDEO/ ‘Akademi për barinjtë në kohën e robotikës!’

VIDEO/ ‘Akademi për barinjtë në kohën e robotikës!’

22:29, 05/11/2021
A+ Aa A-

Tek dëgjoja Ministren e Bujqësisë që fliste për ngritjen e një Akademie për Barinjtë, ku do të incentivoheshin të rinjtë për t'u bërë barinj, mendova të ndaj këtë video e cila tregon për një fermë smart e cila ndodhet vetëm 1 orë e 30 minuta larg Tiranës me avion, në Itali.

Shumë njerëz me të drejtë ironizojnë përdorimin pa kriter e pa vend të fjalës akademi, por unë dua t'ju lutem, madje me përulje, kolegëve të Ministrisë së Bujqësisë, që para se të bëjnë "akademi për barinjtë" (shkollë profesionale për blegtorinë edhe mund të bëjnë) të marrin avionin dhe të shkojnë të shohin këtë fermë .

Kështu do të kenë mundësi të informohen e mbase të kuptojnë, që nuk ekziston më ky profesion, në kuptimin e tij tradicional. E mbase kujtohen që po jetojmë në Shekullit 21-të, kohë nuk mjafton të kesh as 7.1 miliard lekë e as 7.1 miliardë euro për t'u zhvilluar, mbi të gjitha duhet vizion.

Asnjë i ri nuk mund të sigurojë jetesën si bari në epokën e inteligjencës artificiale, të paktën jo për kohë të gjatë. Barinjtë janë zëvendësuar nga robotika. Ferma e të ardhmes, me produktin e të cilës do të duhet të konkurrojë produkti "i bariut tonë akademik" punëson sot vetëm inxhinierë kompjuterikë edhe veterinerë, çdo gjë është e programuar, që nga ushqyerja e deri tek kontrolli i cilësisë së produktit.

Shumë mirë që e keni prioritet blegtorinë edhe fermat, por dështimi kompleks i krijimit edhe i shpërndarjes së njohurive, nuk zgjidhet me subvencioneve. Në shekullin 21 edhe blegtoria ka nevojë për ngritjen një sistem kombëtar inovacioni i cili të sigurojë, krijojë edhe shpërndajë njohuri.

Ju lutem shikojeni, si punojnë fqinjët tanë. Ka ardhur koha të mendojmë jo si të shpërndajmë para, por si ti përdorim me kujdes ato duke i vendosur në dispozicion të krijimit edhe të shpërndarjes së njohurive bashkohore. Interpretimi plot protagonizëm i fjalëve që as konceptualisht nuk qëndrojnë, as propagandën nuk e ndihmon.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco