‘Në ditë zie, gjen kohën për ‘shkarkime’ në FRPD’/ Bushati- Bashës: Kritikët po rezervoheshin...

‘Në ditë zie, gjen kohën për ‘shkarkime’ në FRPD’/ Bushati- Bashës: Kritikët po rezervoheshin...

21:03, 05/11/2021
A+ Aa A-

Ish-anëtarja e Kryesisë së PD-së, Endira Bushati ka kritikuar Bashën, sa i takon vendimit absurde të këtij të fundit për shpalljen e zgjedhjeve në FRPD.

Bushati shprehet se Basha në vend që të reagojë për çështje me interes publik, të tilla si vendimi i Gjykatës Kushtetuese për ‘votimet e 30 qershorit’ apo abstenimin e PD në Parlament për ‘Borxhin 770 milionë euro’, përkundrazi, edhe në ditë zie gjen kohë për të ‘shkarkuar’ drejtuesit e FRPD.

‘Pikërisht këtë javë, kur të gjithë kritikët e tij, rezervoheshin për shkak të zisë familjare…’, shkruan Bushati në Facebook.  

Postimi i plotë i Endlira Bushatit:

Pikërisht këtë javë, kur të gjithë kritikët e tij, rezervoheshin për shkak të zisë familjare….

LB hesht për abstenimin e PD në Parlament për borxhin 770 milionë euro….

Hesht për Vendimin e Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjet lokale të 30 qershorit….

Por….gjen kohën….edhe në zi…..për të “shkarkuar” drejtuesit e FRPD, gjoja në emër të garës….

Vetëm e vetëm se Belind Këlliçi Kryetari i FRPD dhe Kryesia e FRPD mbështet Foltoren e Sali Berishas….dhe do të organizojnë të dielën takimin me të rinjtë, takimin e shpresës….

Në kundërshtim me Statutin e FRPD….sigurisht….

11 Dhjetori 2021….sa larg!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco